Thirrje për akreditim Takimi i liderëve të Procesit Bërdo-Brioni 11 shtator 2023, Shkup

15 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski më 11 shtator 2023 në Shkup do të jetë organizator së bashku me presidentët e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar dhe të Kroacisë, Zoran Millanoviq, të takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, i cili do të mbahet më 11 shtator 2023 në hotelin “DoubleTree by Hilton” – Shkup.

Përfaqësuesit e mediave, të cilët janë të interesuar ta ndjekin këtë eveniment, nevojitet të akreditohen duke plotësuar formularin, të cilin mund ta marrin nga linku për formularin.

Përfaqësuesit e mediave duhet ta dërgojnë formularin e plotësuar maksimum deri në orën 23:59, deri më 31 gusht 2023 [email protected]

Vende pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni janë: Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Sllovenisë, Republika e Serbisë, Republika e Kroacisë dhe Mali i Zi, të përfaqësuar në nivel të presidentëve të shteteve.

Procesi Bërdo-Brioni për herë të parë u mbajt në vitin 2013, me iniciativë të presidentëve të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kroacisë dhe është iniciativa më prestigjioze rajonale e cila jep rezultate politike dhe nxit dialog politik midis vendeve të rajonit me çështje të hapura. Liderët e vendeve të Procesit Bërdo-Brioni takohen minimum një herë në vit.

Persona për kontakt:

Për informacione lidhur me Samitin:
Biljana Radeva, 076 45 55 45
[email protected]

Për akreditim të mediave:
Snezhana Stojanova 070 35 97 88
[email protected]

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....