Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takim Thomas Byrne, Ministri Shtetëror i Çështjeve Europiane dhe Mbrojtjes së Irlandës.
Në këtë takim u shkëmbyen pikëpamjet lidhur me marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, si dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se marrëdhëniet politike janë miqësore dhe pa çështje të hapura, por me dinamikë modeste dhe theksoi nevojën e intensifikimit të kontakteve në nivelin më të lartë politik. Ajo theksoi nevojën e bashkëpunimit më të madh ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve.
Presidentja Siljanovska Davkova falënderoi Irlandën për mbështetjen e saj parimore dhe të vazhdueshme lidhur me aspiratat tona për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ajo përkujtoi se edhe pas 21 vitesh që nga aplikimi zyrtar për anëtarësim gjatë presidencës irlandeze në vitin 2004, procesi është bllokuar në labirint të standardeve të dyfishta.
Duke kërkuar një shans të drejtë për vendin, ajo shprehu shpresën se Irlanda, gjatë presidencës së saj në gjysmën e dytë të vitit 2026, si mbështetëse e politikës së zgjerimit, do të vazhdojë ta mbështesë procesin e pranimit të besueshëm, duke bazuar mbi meritët.
Ajo edhe një herë theksoi riskun e bilateralizimit mbi procesin e zgjerimit, duke mbingarkuar atë me çështjet e identitetit dhe historisë.