Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin britanik Metju Loson

20 Maj 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Metju Loson.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve, ku Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se shteti ynë i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në aleancën në NATO.

Presidentja Siljanovska Davkova tregoi gatishmërinë e saj për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se si shtet e vlerësojmë veçanërisht mbështetjen britanike në përmbushjen e qëllimit strategjik – anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që vazhdoi edhe pas Bregzitit.

Ambasadori Loson i dorëzoi Presidentes Siljanovska Davkova urimin e Mbretit Çarlsi i Tretë me rastin e marrjes së detyrës, ku dërgon urimet më të sinqerta për zgjedhjen e saj.

“Jam i bindur se do ta jepni të gjithë kapacitetin Tuaj gjatë mandatit Tuaj si President për ballafaqimin me sfidat e mëdha të kohës sonë duke filluar nga ballafaqimi me ndryshimet klimatike deri në thellimin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Jam shumë i kënaqur që dy vendet tona kanë vendosur marrëdhënie të forta tregtare dhe bilaterale. Si rrjedhim, shpresoj se gjatë vendimit Tuaj si President marrëdhëniet, të cilat tashmë janë kaq të afërta, do të thellohet edhe më tej”, thuhet në urimin e Mbretit Çarlsi i Tretë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...