Presidenti Pendarovski e nënshkroi dekretin për shpalljen e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase

29 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e nënshkroi dekretin për shpalljen e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, që të premte e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ligji i miratuar do të kontribuojë për ngritjen e kulturës gjuhësore, kultivimin dhe mbrojtjen e gjuhës standarde maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, për afirmimin e përdorimit të kujdesit të zmadhuar shoqëror dhe individual për përdorimin e drejtë të gjuhës maqedonase në komunikimin publik dhe zyrtar si dhe për respektimin dhe përparimin e standardit gjuhësor.

Presidenti Pendarovski pret që zbatimi i ligjit do të kontribuojë për tejkalimin e gjendjeve alarmante në lidhje me përdorimin jo si duhet të gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik, dhe për kujdesin e zmadhuar, të organizuar dhe sistematik të shtetit për përdorimin e drejtë të saj.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....