Presidentja Siljanovska Davkova mbajti fjalim në orën e parë akademike në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” – Shkup

1 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mbajti fjalim në solemnitetin me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2024-2025 në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Në fjalimin e saj në orën e parë akademike, para studentëve të vitit të parë nga të gjitha fakultetet e Universitetit, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se procesi arsimor është proces sokratik në të cilin studentët dhe profesorët mësojnë nga njëri-tjetri.

“Gjithmonë kam menduar se Universiteti është vendi i vërtetë për rebelët dhe se ne duhet ta inkurajojmë atë rebelim. Nuk e kam fjalën për rebelim që lidhet me luftërat, e kam fjalën për rebelim në dituri, e kam fjalën për pyetje, një vullkan pyetjesh, e kam fjalën për një kërkim për përgjigje, mendoj për një kërkim për dije. Nëse nuk e ngremë përqindjen për kërkime dhe për arsimim, atëherë po kufizojmë veten dhe ju”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Si profesoreshë universitare, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë që sheh të rinj ambicioz të etur për dije, shkencë dhe për ndryshim.

“Investimi në arsim dhe dije është investimi më i mirë, dija do t’ju bëjë jo vetëm konkurrues, njohuritë do t’ju bëjnë më të mirë, më të qetë, më tolerantë, më të moderuar, me mirëkuptim për të gjithë të tjerët”, tha Presidentja.

Në fjalën e saj, Presidentja Siljanovska Davkova iu referua autonomisë së Universitetit, si parakusht kryesor që garanton konkurrencë reale dhe kultivimin e mendjes kritike.
“Kur flas për autonomi, nuk kam parasysh vetëm autonominë në organizatë, nuk kam parasysh vetëm autonominë e programeve, kam parasysh edhe autonominë financiare, sepse kur shoh kolegët e mi këtu, e di që investimi në ta është investimi i duhur”, rekomandoi Presidentja Siljanovska Davkova.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit