Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti Stojan Nikollov, nënkryetarin e Diasporës së Bashkuar Maqedonase

27 Dhjetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti Stojan Nikollov, nënkryetarin e Diasporës së Bashkuar Maqedonase (DBM).

Në këtë takim u bisedua mbi rëndësinë e marrëdhënieve midis diasporës dhe shtetit amë, me theks të veçantë në përforcimin e lidhjeve kulturore, ekonomike dhe arsimore.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mbështetje, respekt dhe falënderim për aktivitetet e DBM-së në promovimin dhe ruajtjen e identiteti dhe kulturës maqedonase në mbarë botën.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi përkushtimin ndaj diasporës dhe mundësitë për hapjen e horizonteve të reja për bashkëpunim dhe zhvillim që do të kontribuojë në përforcimin e pranishmërisë dhe ndikimin maqedonas në nivel global.

Në këtë kontekst, Presidentja Siljanovska Davkova i prezantoi përpjekjet e veta për formimin e Këshillit Nacional për Bashkëpunim me Diasporën që do të punojë në koordinimin, konkretizimin dhe thellimin e lidhjeve me diasporën në kërkim të zgjidhjeve më të mira për përfshirjen e saj në zhvillimin shkencor, arsimor, kulturor, ekonomik dhe tjetër të shtetit. Presidentja Siljanovska Davkova shprehu dëshirë dhe përkushtim për përfshirjen e të rinjve nga diaspora në punën e Këshillit të të Rinjve.

Ajo e theksoi rëndësinë e diasporës për indin nacional maqedonas, si pjesë e pandashme e tij, ambasador në SHBA dhe institucione e tij politike, lobist për kauzën maqedonase dhe promotore e traditës nacionale.

Në këtë takim u theksua edhe mbështetja për realizimin e projekteve që do t’i përforcojnë lidhjet e shtetit me diasporën e vet, me theks në vizionin e përbashkët për të ardhmen në të cilën maqedonasit, pa marrë parasysh se ku jetojnë, do të jenë të bashkuar rreth përpjekjeve për promovimin e kulturë, gjuhës dhe identitetit të përbashkët dhe rreth zhvillimit të shtetit amë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...