Urimi i Presidentes Siljanovska Davkova me rastin e 28 Shtatorit – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

28 Shtator 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u uroi përfaqësuesve të bashkësisë boshnjake 28 Shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

Të nderuar bashkëqytetarë Boshnjakë,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve maqedonas nga bashkësitë e tjera etnike në Maqedoni t’ju uroj 28 Shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

Ju uroj të kaloni festën në atmosferë të këndshme dhe së bashku me të dashurit tuaj, të mbushur me gëzim dhe lumturi.

Jemi krenarë që bashkësia boshnjak ka festën e vet që festohet me dinjitet dhe kontribuon në promovimin e historisë së saj dhe të traditave kulturore që janë pjesë integrale e shoqërisë maqedonase. Bashkëjetesa në atdheun tonë është rezultat i respektit dhe solidaritetit. Të mos lejojmë që këto vlera të kërcënohen e të cenohen dhe të vazhdojmë të punojmë për përparimin dhe mirëqenien e atdheut tonë të përbashkët. Sfidat me të cilat përballohemi si shtet na prekin të gjithëve dhe ata nuk zgjedhin gjini, fe, përkatësi etnike. Të gjithë jemi nën të njëjtin qiell.

Të bashkuar për të realizuar vizionin e atdheut tonë si shtet demokratik, ligjor dhe të zhvilluar.

Gëzuar festën!

Gordana Siljanovska Davkova

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...