Me rastin e festës së madhe krishtere të Lindjes së Krishtit – Krishtlindja, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ua ka uruar Dr. Kiro Stojanov, Peshkopi i Shkupit dhe Dioqezës e Strumicls dhe Shkupit, si dhe të gjithë besimtarëve festën e Krishtlindjes, atyre që e festojnë sipas kalendarit gregorian.
Të nderuar,
Me kënaqësi të veçantë, të gjithë besimtarëve që e festojnë Krishtlindjen sipas kalendarit gregorian, ju uroj përzemërsisht ditën e Lindjes së Krishtit – Krishtlindja.
Këto ditë të ndritshme festive le t’u sjellin shëndet të mirë, paqe shpirtërore dhe gëzim, duke mbushur shtëpitë tuaja me qetësi, dashuri dhe ngrohtësi. Krishtlindja, si një nga festat më të larta krishtere, na kujtojnë vlerat e përjetshme: solidaritetin, humanizmin dhe shpresën, të cilat i bashkojnë njerëzit dhe forcojnë besimin në një të ardhme më të mirë.
Në këto ditë dimërore, festat e Krishtlindjes le të jenë një nxitje për të bërë vepra të mira dhe respekt të ndërsjellë. Le të dhurojmë buzëqeshje, të kultivojmë afërsinë njerëzore dhe të jemi bartës të gëzimit dhe mendimeve pozitive në jetën e përditshme, duke ndarë gëzimin me të gjithë përreth neve.
Gëzuar Krishtlindjen!
Gordana Siljanovska Davkova





