Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve

28 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, u dërgoi urime përfaqësuesve të bashkësisë boshnjake në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 Të nderuar përfaqësues të bashkësisë etnike boshnjake,

Ju uroj 28 Shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

Kjo ditë është një nga festat e rëndësishme që e simbolizojnë pasurinë e identiteteve etnike, fetare, gjuhësore dhe kulturore nën qiellin maqedonas. Në atdheun tonë të përbashkët, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ne dallimin në identitete e kuptojmë jo si dobësi por si fuqinë dhe vlerën tonë më të madhe. Si rrjedhim, duke e festuar Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, ne investojmë në zinxhirin e gjithëpërfshirjes që i mban së bashku etnikumet e ndryshme edhe në kohë të mira edhe në kohë të këqija.

Të dashur bashkëqytetarë boshnjakë,  

Suksesi më i madh i shtetit është nëse të gjithë qytetarët e tij, pavarësisht nga identiteti i tyre, ta ndiejnë atë si atdheun e vet dhe nëse nëpërmjet veçantive të tyre kontribuojnë për të mirën e përgjithshme. Jemi krenarë që ju, boshnjakët, jeni pjesë integrale e shoqërisë maqedonase, por edhe lidhje e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut me shtetet ku jetojnë bashkëkombësit tuaj. Besoj se vetëm të bashkuar do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat shëndetësore, politike dhe ekonomike, si dhe do ta realizojmë vizionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si një republikë stabile dhe me prosperitet.

Më lejoni, edhe njëherë, t’jua uroj 28 Shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve dhe t’ju uroj shumë shëndet, gëzime dhe bereqet.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....