Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës së krishterë Uji i Bekuar – Theofania

19 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterë Uji i Bekuar – Theofania, u dërgoi urime të gjithë qytetarëve të cilët e festojnë këtë festë dhe kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas dhe të Justinian Primas, z.z. Stefan.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë t’Ju uroj festën e madhe të krishterë Ujin e Bekuar – Theofaninë dhe t’Ju dëshiroj ta kaloni në shëndet të mirë të mbushur me gëzim dhe lumturi.

Edhe këtë vit në këtë festë të madhe do ta dëshmojmë sekretin e shenjtë të pagëzimit. Në tubimet e mëdha përkrah ujërave tonë, siç janë plot brigjet me besimtarë ashtu edhe zemrat tona të jenë të mbushura me besim, shpresë dhe dashuri. Uji i Bekuar – Theofania na dhëntë fuqi, mençuri dhe mendim të mirë që të ballafaqohemi me të gjitha tundimet që do të na dalin këtë vit i cili sapo ka filluar dhe të punojmë së bashku për prosperitetin atdheut tonë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Të kujdesemi dhe të tregojmë dhembshuri, si dhe të mbështesim njëri-tjetrin, duke dhuruar vazhdimisht dashuri dhe duke shpërhapur energji pozitive.

Gëzuar dhe qoftë e përjetshme festa e Ujit të Bekuar – Theofanisë!

Zoti u shfaq!

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....