Siljanovska Davkova priti përfaqësuesit e nismës qytetare “Lamtumirë Bukovë” („Zbogum Bukovo“)  – Ohër

6 Gusht 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti themeluesit e nismës qytetare “Zbogum Bukovo” – Ohër, Dragana Karashova, Gjorgi Latko, Simeon Karashov dhe Lilana Ilievska.

Në këtë takim në vilën Biljana, eko-aktivistët e informuan presidenten për aktivitetet e tyre lidhur me trajtimin e mbeturinave në deponinë “Bukovë” dhe në përgjithësi, mbrojtjen e mjedisit jetësor në Ohër dhe rrethinën. Për ta, situata është ende shqetësuese, duke pasur parasysh faktin se deponia shpesh ndizet, duke përhapur tym me substanca kancerogjene, që arrijnë në vendbanimet përreth dhe në qytetin e Ohrit.

Bashkëbiseduesit diskutuan mbi mundësinin e një zgjidhjeje të mundshme të përhershme, lidhur me deponinë rajonale, si dhe nevojën për të parandaluar hedhjen e mbeturinave përmes Ligjit të Policisë Komunale.

Tema e diskutimit, që u inicua nga Presidentja Siljanovska Davkova, ishte edhe qasja sistematike për zgjidhjen e problemeve serioze mjedisore, duke rritur vetëdijen dhe ndërgjegjen mjedisore përmes procesit arsimor, nga kopshtet deri arsimi i lartë, si dhe përmes institucioneve dhe bashkëpunimit me sektorin civil.

E pamohueshme për të gjithë ishte se ideja udhëheqëse në mbrojtjen e mjedisit jetësor duhet të jetë filozofia ekologjike se jeta jonë e shëndetshme përcaktohet drejtpërdrejt nga shëndeti i natyrës, prandaj duke e mbrojtur atë, ne mbrojmë veten.

Përfaqësuesit e nismës “Zbogum Bukovo” e inkurajuan presidenten që të marrë pjesë aktive në hapat që synojnë mbylljen përfundimtare e kësaj deponie, por edhe deponive të tjera.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

U mbajt seanca e dytë e Këshillit të Sigurimit

U mbajt seanca e dytë e Këshillit të Sigurimit

Seanca e dytë e Këshillit të Sigurimit u mbajt sot në Kabinetin e Presidentes. Në këtë seancë, të kryesuar nga Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, morën pjesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit me funksion: Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit, Hristijan Mickoski,...