Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, në Sarajevë, sot takoi Kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov.

Në takimin është konstatua se të dyja vendet janë të përkushtuara drejt avancimit të marrëdhënieve të përgjithshme.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë e tyre se Marrëveshja për marrëdhënie të mira fqinjësore, miqësi dhe bashkëpunim ka sjellë dinamikë pozitive në marrëdhëniet politike midis dy vendeve, gjë që reflektohet edhe në fusha të tjera.

“Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e vlerëson lartë mbështetjen e Republikës së Bullgarisë për marrjen e datës për fillimin e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian dhe e përshëndeti ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Republikë së Maqedonisë së Veriut në NATO”.