Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot pranoi letrat kredenciale e Marija Petroviq, Ambasadorja e re e jashtëzakonshme dhe e autorizuar të Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Presidenti Pendarovski i dërgoi përgëzim me rastin e emërimit të saj, dhe shprehu interes dhe gatishmëri për forcimin e mëtejshëm dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Presidenti theksoi se mbështetja e fortë dhe pa rezervë nga Mali i Zi për realizimin e perspektivës evropiane dhe Atlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithmonë ka qenë me rëndësie të veçantë për ne.
Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski shprehu mirënjohjen për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Kuvendit të Malit të Zi.
“Me këtë rast dua të theksoj se Mali i Zi është miku ynë i dëshmuar, dhe marrëdhëniet tona bilaterale karakterizohen me dialog i sinqertë dhe i hapur, i konfirmuar përmes bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe përmes takimeve në nivelin më të lartë”, tha Presidenti Pendarovski, duke vlerësuar se dialogu konstruktiv është rezultat i vullnetit të përbashkët i të dy vendeve që të ruajnë trendin pozitiv në bashkëpunimin bilateral, për të kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë në rajonit tonë, por edhe për një të ardhme evropiane të përbashkët.
“Jam i bindur se në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me përpjekjet për të intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë, si në bilateral, ashtu edhe në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Pres bashkëpunim e shkëlqyer dhe mbështetje reciproke në nivel rajonal, si dhe plani shumëpalësh të vazhdojë të intensifikohet”, theksoi Presidenti.
Ambasadorja e re të Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut Marija Petroviq shprehu besimin se mandatit e saj do të jetë në funksionin të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale dhe miqësore mes dy vendeve.
“Mbështetja që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhej pjesë e NATO-s ishte dhe është lartë në axhendën e politikës së jashtme të Malit të Zi, në atë në obligon afërsia tradicionale dhe miqësija e popujve tanë, por edhe partneritetin dhe vlerat euro-atlantike mbi të cilat ato bazohen”, tha Ambasadorja Petroviq.
Ambasadorja shprehu shpresën se historia jonë evropiane do të jetë po aq e suksesshme dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut me merit do t’i hapë negociatat në kohën më të shpejtë.
“Anëtarësimi në Aleancën për Maqedoninë Veriore Bashkëkohore, ashtu si edhe për Mali i Zi, është një zgjedhje strategjike dhe e vlefshme, një hap civilizimi që tejkalon kuadrin e politikës ditore. E njëjta vlen edhe për anëtarësimin në BE”, tha ambasadorja malazeze Petroviq.
Presidenti Pendarovski në Ambasadoren Petroviq i uroi shumë sukses në kryerjen e funksionit të Ambasadorit.