Siljanovska Davkova pranoi letrat kredenciale e Ambasadores së sapoemëruar të Vietnamit, Nguyen Thi Minh Nuyet

4 Dhjetor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot pranoi letrat kredenciale e Ambasadores së sapoemëruar të Republikës Socialiste të Vietnamit, me seli në Sofje, Nguyen Thi Minh Nuyet.

Në fjalimet e tyre në ceremoninë në fjalë, të dyja shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim më të ngushtë në frymën e marrëdhënieve të mira maqedono-vietnameze, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu besimin se Ambasadorja e sapoemëruar e Vietnamit, me përvojën e saj diplomatike, do të kontribuojë në mënyrë të ndjeshme në rritjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit.

Nga ana tjetër, Ambasadorja theksoi angazhimin e saj lidhur me avancimin e marrëdhënieve dypalëshe për të mirën e të dy popujve.

Në këtë takim u identifikuan mundësi të rëndësishme dhe potencial i pashfrytëzuar për avancimin e bashkëpunimit në aspektin politik dhe ekonomik, në fushën e arsimit, shkencës, bujqësisë, shëndetësisë, turizmit, kulturës, si dhe në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

Sipas Presidentes Siljanovskaa Davkova, të dy vendet mund të ofrojnë shumë më tepër në këto fusha.

Presidentja i uroi ambasadores suksese në kryerjen e funksionit të saj të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit