Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin shqiptar Bajram Begaj

16 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e pjesëmarrjes në Forumin për dialog Prespa 2023, sot u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve , të cilat këtë vit shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ku u vlerësua se ato janë miqësore dhe u shpreh kënaqësia nga zhvillimi i tyre pozitiv, nëpërmjet bashkëpunimit dhe shkëmbimit të vizitave në nivelin më të lartë.

Të dy presidentët biseduan edhe mbi çështjet rajonale dhe rrjedhën e integrimit në BE të të dy shteteve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit