Presidenti Pendarovski vendosi ambasadorë të rinj në Sllovaki, Kanada, Norvegji, Belgjikë dhe Bullgari

9 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e kompetencave të veta kushtetuese, sot nënshkroi dekrete për emërimin në detyrë të ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën Sllovake, në Kanada, në Mbretërinë e Norvegjisë, në Mbretërinë e Belgjikës dhe në Republikën e Bullgarisë.

Për ambasador në Republikën Sllovake është emëruar Evgenija Ilieva, në Kanada për ambasador është vendosur Agron Buxhaku, kurse në Mbretërinë e Norvegjisë për ambasador është emëruar Driton Kuçi.

Metodija Belevski është emëruar për ambasador në Mbretërinë e Belgjikës, kurse për ambasador në Republikën e Bullgarisë është vendosur Agnesa Rusi Popovska.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit