Takimi i Presidentit Pendarovski me Angelina Ajhorst, drejtoreshën e Shërbimit evropian për punë të jashtme

14 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Angelina Ajhorst, drejtoreshën ekzekutive për Evropën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin evropian për punë të jashtme (EEAC).

Në këtë takim u shkëmbyen informacione mbi gjendjet aktuale politike në vend dhe në rajon, si edhe mbi negociatat aderuese për anëtarësim në BE dhe proceset reformuese, si edhe mbi perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave të domosdoshme.

Në takim u fol edhe mbi rëndësinë e përparimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal në drejtim të sigurimit të paqes, sigurisë dhe prosperitetit të të gjithë rajonit, si dhe mbi nevojën për përfshirjen e rajonit në të gjitha iniciativat e udhëhequra nga Bashkimi Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....