Takimi i Presidentit Pendarovski me ministren federale të Mbrojtjes së Republikës së Austrisë, Klaudia Taner

24 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e mirëpriti ministren federale të Mbrojtjes së Republikës së Austrisë, Klaudia Taner e cila është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin e përgjithshëm midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes. Presidenti Pendarovski dhe ministrja Taner shkëmbyen mendime dhe informacione mbi realizimin e planit të bashkëpunimit bilateral në mbrojtje midis dy vendeve për këtë vit, i cili përmban shumë aktivitete në politikën e mbrojtjes, logjistikës ushtarake, menaxhimit të krizave, si dhe pjesëmarrjen në trajnime dhe kurse të ndryshme për përsosjen profesionale të personelit ushtarak në shumë fusha.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se Republika e Austrisë është midis mbështetësve më të fuqishëm të integrimeve tona evropiane dhe në këtë drejtim e falënderoi për mbështetjen e përgjithshme austriake, duke përfshirë edhe procesin e reformave dhe zhvillimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe shprehu pritjen për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....