Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin shqiptar Bajram Begaj

15 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

 

Në takim u shpreh kënaqësia nga dialogu i vazhdueshëm politik, si dhe nga zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u theksua përkushtimi i ndërsjellë në marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Të dy presidentët theksuan se si aleatë në NATO, të dy shtetet janë të përgatitura për përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të kontribuojnë më aktivisht në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe të bashkësisë euroatlantike.

Presidenti Pendarovski dhe Presidenti Begaj shkëmbyen mendime dhe informacione për integrimet evropiane, si dhe për rezultatin e Samitit të Këshillit Evropian në Bruksel. Ata e konstatuan nevojën për zhbllokim të proceseve, si dhe për vazhdimin e proceseve reformuese në të dyja shtetet.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....