Takimi i liderëve të Procesit Bërdo-Brioni, 11 shtator 2023, Shkup

10 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, nesër, 11 shtator 2023, të hënë, në Shkup do të jetë mikpritës i takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse të Procesit Bërdo-Brioni.

Në këtë takim do të marrin pjesë Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq dhe Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirs Musar, në rolin e bashkorganizatorëve, si dhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, si dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës: Zhelko Komshiq, Denis Beqirov dhe Zhelka Cvijanoviq.

Në fokusin e takimit të sivjetshëm të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni në Shkup janë integrimet evropiane, ndryshimet klimatike dhe shpërngulja e të rinjve.

Procesi Bërdo-Brioni për herë të parë u mbajt në vitin 2013 me iniciativë të përbashkët të presidentëve të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kroacisë, në Bërdo afër Kranjit.

Qëllimi kryesor i këtij procesi është integrimi i tërësishëm i vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, stabilizimi i gjendjes në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura.

Liderët e vendeve të Procesit Bërdo-Brioni takohen minimum njëherë në vit.

Në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, i cili do të mbahet në hotel “Hilton” në Shkup, janë akredituar 125 përfaqësues të mediave, 72 nga shteti ynë dhe 53 nga jashtë shtetit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....