Sesion pune nga negociatat Beograd-Prishtinë në vilën presidenciale “Vila Biljana”

18 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Ohër në vilën presidenciale “Vila Biljana” i mirëpriti përfaqësuesin e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë dhe nënkryetarin e Komisionit Evropian Zhozep Borel, Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vukiq dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, në sesion punë të negociatave në suazat e dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë nën patronazhin e BE-së.

Presidenti Pendarovski konsideron se është jashtëzakonisht e rëndësishme që sesioni punës i dialogut të nivelit të lartë midis Beogradit dhe Prishtinës po mbahet në Ohër, sepse është shenjë se Republika e Maqedonisë së Veriut në vitet e kaluara sjellje jotipike ballkanase dhe funksionon si një demokraci shumetnike, që është e rrallë edhe në suaza më të gjera. Këtë e përjetojmë si mirënjohje për ato që kemi arritur në periudhën e kaluar dhe si nxitje që fuqitë politike vendase të vazhdojnë me reformat evropiane, që të bëhemi sa më shpejt anëtare e plotfuqishme dhe formale e Bashkimit Evropian.

Negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës janë çështje jashtëzakonisht e rëndësishme rajonale zgjidhja e së cilës mund të ndihmojë për stabilizim të përhershëm të rajonit dhe për integrimin e tij më të shpejt evropian dhe euroatlantik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit