Urimi për besimtarët e krishterë të cilët e festojnë Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian

24 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë, Lindja e Krishtit – Krishtlindja, u dërgoi urime dr. Kiro Stojanov, Ipeshkvit të Shkupit dhe Eparkut të Dioqezës Strumicë-Shkup, si dhe të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët e festojnë Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian.

Të nderuar,

Më lejoni të gjithë besimtarëve të cilët e festojnë Lindjen e Krishtit – Krishtlindjen sipas Kalendarit Gregorian t’jua uroj festën e madhe të krishterë, dhe t’ju uroj ditët e festave t’i kaloni para së gjithash në shëndet të mirë, në paqe, harmoni dhe dashuri, të mbushur me gëzime dhe lumturi.

Krishtlindja, si një nga festat më të mëdha dhe më të ndritshme të krishtera, na sjell besim dhe shpresë, duke i mbushur shtëpitë tona me ngrohtësi, kurse zemrat tona me dashuri. Pikërisht në ditën e lindjes së Krishtit ta tregojmë dashurinë tonë bamirëse dhe të jemi solidarë dhe të kujdesshëm për të afërmit tanë. T’i dhurojmë njëri-tjetrit dashuri dhe vëmendje dhe të respektohemi dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin.

Vetëm të bashkuar dhe me respekt të thellë reciprok dhe unitet do të arrijmë prosperitet dhe përparim të shoqërisë maqedonase.

Krishti u lind! Gëzuar Krishtlindjen!
Stevo Pendarovski

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....