Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 24 Majit, Ditës së Iluministëve Pansllavë Shën. Kirili dhe Metodij

24 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, dërgoi urim me rastin e festimit të 24 Majit, Ditës së Iluministëve Pansllavë, Shën. Kirili dhe Metodij.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Më lejoni t’jua uroj 24 Majin, Ditën e Iluministëve Pansllavë, vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodij, dhe dëshiroj që këtë festë të madhe ta kaloni në shëndet të mirë, paqe dhe harmoni, në dashuri dhe gëzime.

Dita kushtuar vëllezërve nga Selaniku, të cilët jo vetëm që i vendosën themelet  shpirtërore dhe të shkrim-leximit te popujt sllavë por edhe inauguruan ide dhe vepra të mbushura me humanizëm dhe me filantropi dhe të cilat kanë admirues dhe ndjekës në mbarë botën, për ne është më shumë se festë. Ne kemi detyrim dhe falënderim të veçantë për veprën e tyre, që është themeli ynë shpirtëror dhe kulturor, por edhe botëkuptim dhe peng për të ardhmen. Shën. Kirili dhe Metodij janë dhe duhet të mbeten udhërrëfyes për atë se si të jemi të qëndrueshëm edhe si individë dhe si komb.

Të nderuar,

Edhe njëmbëdhjetë shekuj pas prehjes së Shën. Kirilit dhe Metodit mbrojtësit e të vërtetës dhe mbrojtësve të palodhshëm të më të dobëtëve dhe të shtypurve, ende janë të gjalla veprat e tyre dhe mendimet e tyre, por, për fat të keq, gjallë janë edhe dogmat kundër të cilave kanë luftuar. Ka akoma ta tillë të cilët marrin të drejtën të kenë eksluzivitet mbi të mirat e përgjithshme dhe të përbashkëta dhe përpiqen t’i nënshtrojnë dhe kushtëzojnë të tjerët. Përparimi dhe mirëqenia janë të mundshme vetëm me shkëmbim të vlerave të përbashkëta, duke dhënë e duke ndihmuar, ndërsa jo me lakmi, egoizëm dhe dominim. Pikërisht këtë më mirë e dëshmoi vepra e Shën. Kirilit dhe Metodit.

Gëzuar 24 Majin, Ditën e Shën. Kirilit dhe Metodit.

Stevo Pendarovski

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....