Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

22 Nëntor 2023 | Kumtesat

Të nderuar bashkëqytetarë shqiptarë,

Sot festojmë një festë veçanërisht të rëndësishme për popullin shqiptar – 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Para 115 vjetësh pikërisht në Manastirin tonë ndodhi unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe si një hap kyç në kodifikimin e gjuhës shqipe, që është padyshim një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve.

Në fillim të shekullit të 20-të në Perandorinë Otomane të atëhershme, intelektualët më të shquar shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën në kongres i cili rezultoi me vendimin historik për miratimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Frutat e këtij akti krucial politik dhe kulturor i gëzojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ne jemi krenarë që sot bashkësia shqiptare është pjesë e pandashme e Republikës shumetnike dhe shumëkultorore së Maqedonisë së Veriut.

Duke dërguar dëshirat më të sinqerta festën ta kalojmë në paqe, shëndet, gëzim dhe mirëqenie, uroj edhe njëherë t’i konfirmojmë bindjet e përbashkëta për solidaritet dhe barazi, si kyçe për prosperitetin e atdheut tonë të përbashkët.

Gëzuar 22 Nëntorin.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....