Fjalimi i Presidentit Pendarovski në samitin e tretë të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë

23 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim onlajn në samitin e tretë të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, që këtë vit për shkak të gjendjes në Ukrainë, është me karakter hibrid.

Në këtë panel kushtuar gjendjes humanitare dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Presidenti Pendarovski theksoi se respektimi i parimeve të drejtësisë nuk është me rëndësi thelbësore vetëm për viktimat dhe për familjet e tyre por është hapi kryesor drejt pajtimit, pasi të plotësohen kushtet për këtë fazë.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar shkëlqesi,
Zonja dhe zotërinj,

Në 18 muajt e fundit, bota po ballafaqohet me raste të tmerrshme të krimeve të luftës, shkeljes së të drejtave të njeriut, torturës dhe dënimeve jashtëgjyqësore të bëra nga forcat ushtarake dhe paraushtarake ruse.

Sot, kur e konfirmojmë pozitën tonë të mosnjohjes së aneksonit të paligjshëm të Gadishullit të Krimesë dhe të pjesëve të tjera të Ukrainës, do të desha ta kthej vëmendjen te gjendja e përkeqësuar e të drejtave të njeriut në Krime.

Nuk duhet të lejohet që gjendja e tillë të rezistojë e pakontrolluar, sepse e rrëzon strukturën e bashkësisë lokale politike. Bota duhet të ballafaqohet me këto krime, me ndjenjë të urgjencës më të madhe dhe me aksion kolektiv.

Për çdo rast të keqpërdorimit dhe shkeljes duhet të kryhet një hetim i detajuar, kurse përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e veta.

Respektimi i parimeve të drejtësie nuk është me rëndësi thelbësore vetëm për viktimat dhe për familjet e tyre por është hapi kryesor drejt pajtimit, pasi të plotësohen kushtet për këtë fazë.

Pajtimi nuk mund të bëhet pa drejtësi, kurse, në këtë kontekst, mësimet nga luftërat në ish-Jugosllavi shërbejnë si rikujtues i vyeshëm. Formimi i Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë ishte hapi kryesor për nxjerrjen e atij mësimi nga historia dhe vendosjen e bazës për demokraci dhe paqe për brezat e ardhshëm.

Ashtu siç luajti rol të rëndësishëm TNPJ-ja në zbatimin e të drejtës dhe nxjerrjen e kryerësve para përgjegjësisë ashtu edhe ne sot duhet të mbështesim mekanizma të fuqishëm të cilët do të sigurojnë që organizatorët dhe shkelësit e të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara të Ukrainës të dalin para syve drejtësisë.

Prandaj kryesimi maqedonas me OSCE-në si prioritet më të lartë këtë vit vendosi zgjidhjen e çështjes mbi gjendjen e përkeqësuar të të drejtave të njeriut në Ukrainë. Ndërmorëm obligimin t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat tanë diplomatikë dhe kooperativë për angazhim aktiv me të gjitha palët e prekura, në ballafaqimin me shkeljet alarmante të të drejtave të njeriut jo vetëm në Krime por edhe në Ukrainë në tërësi. Madje edhe kur kryesimi ynë do të përfundojë në fund të këtij viti, përkushtimi ynë ndaj kësaj kauze do të jetë i përhershëm sepse do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë, së bashku me kombet e tjera, aleatët tanë dhe me ata që mendojnë njëjtë si ne.

Më lejoni të theksoj se fundi i luftës dhe rindërtimi i integritetit territorial i Ukrainës nuk duhet të jetë një ëndërr e largët, por një qëllim i prekshëm i cili kërkon përkushtimin tonë të palëkundshëm dhe përkushtim kolektiv. Vendimet që i marrim dhe aktivitetet që i ndërmarrim sot, së bashku me të gjithë mbështetjen që ia japim gjithmonë Ukrainën, mund ta formësojnë trajektoren e kumbit dhe popullit të saj për brezat që vijnë. Edhe më shumë, përpjekjet tonë kolektive do të kontribuojnë për mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm nëpër kontinentin evropian.

Në fund, do të dëshiroja të bëj homazh për heronjtë e rënë ukrainas dhe, njëkohësisht, t’i jap mirënjohje secilit prej jush për përkushtimin tuaj të fuqishëm ndaj kësaj kauze fisnike – mbrojtja e kombit sovran, anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Ju faleminderit për vëmendjen.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....