Deklarata e Presidentit Pendarovski gjatë vizitës zyrtare në Malin e Zi

12 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski sot në Cetinje, në suazat e vizitës zyrtare në Malin e Zi u takua me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kurse pas takimit u mbajt konferencë e përbashkët për shtyp e të dy presidentëve.

Në vijim është deklarata e Presidentit Pendarovski

I nderuar President, i nderuar mik
të nderuar përfaqësues të mediave,

Më lejoni së pari ta falënderoj nikoqirin për mikpritjen. Edhe pse këtë vizitë e kemi planifikuar para shumë kohe, për shkak të pandemisë e realizuam më vonë, pavarësisht nga koha, kënaqësia është gjithmonë e madhe kur je midis miqsh.

Kjo është vizita ime e parë zyrtare e Malit të Zi si President i Maqedonisë së Veriut, me të cilën dua t’i riafirmoj marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, dhe vizionet e njëjta strategjike që i kanë dy vendet tona.

Sot, e përsërisim atë që e nxorëm si përfundim në takimet në Shkup, në tetor të 2019, gjatë vizitës së Presidentit Gjukanoviq: relacionet tona janë të përkryera, kurse detyra jonë është ta ruajmë të nivel të lartë, që popujt tanë të vazhdojnë me lidhjet e afërta edhe në të ardhmen.

Në këtë kontekst biseduam mbi shumë çështje nga domeni i marrëdhënieve bilaterale, ku, nxorëm përfundim bashkërisht se përparimi i lidhjeve ekonomike duhet të jetë prioriteti ynë i lartë. Pandemia padyshim që i mbingarkoi ekonomitë tona, kurse lufta në Ukrainë dëshmoi se pa marrë parasysh faktin se veprimet luftarake zhvillohen mijëra kilometra larg rajonit tonë, ndërvarësia e tregjeve botërore e energjensëve dhe e produkteve themelore të jetës ndikon në mënyrë drastike edhe mbi ekonomitë tona. Më gëzon fakti që me Presidentin Gjukanoviq kemi pikëpamje të ngjashme mbi nevojën e bashkëpunimit më të afërt, me qëllim që t’i tejkalojmë më lehtë sfidat e përbashkëta.

Kuptohet se biseduam edhe mbi gjendjet aktuale në rajon dhe ramë dakord se nën dritën e luftës në Ukrainë, ato marrin një dinamikë më ndryshe. Sot, kur jemi dëshmitarë të krimeve të tmerrshme të shkaktuara nga invazioni rus në Ukrainë, konsiderojmë se duhet të jetë dhe pikë kthimi në raportin midis Bashkimit evropian dhe rajonit tonë. Integrimet evropiane janë proces i cili mundëson transformim dhe reforma të thella në drejtim të demokratizimit të shoqërive, si dhe jo rastësisht Bashkimi Evropian është synim i Maqedonisë së Veriut dhe i Malit të Zi. E vlerësojmë sidomos pozitën parimore të Malit të Zi për pengesat e imponuara në rrugën tonë evropiane, duke e njohur rrezikun për të gjithë ne nga futja e çështjeve bilaterale në agjendën evropiane.

Negociatat tona për anëtarësim janë test për kredibilitetin e Bashkimit Evropian. Nevojiten vendime strategjike menjëherë, në të kundërt trendët e uljes së mbështetjes qytetare për integrimet të cilat janë të dukshme do të bëhen edhe më të fuqishme.

Në bisedat folëm edhe mbi bashkëpunimin tonë në suazat e NATO-s. Sulmi rus mbi Ukrainën është një mënyrë shumë e qartë që t’i vërtetojmë fitimet nga anëtarësimi ynë në Aleancë. Tmerri të cilin po r shohim në Ukrainë, kemi menduar se është i pamundshëm në tokën evropiane pas luftërave të tmerrshme të shekullit të kaluar. Për fat të keq, po dëshmojmë mundimin e miliona qytetarëve, para syve tanë po zhvillohet një krizë enorme humanitare dhe migrantësh.

Na nevojitet solidaritet dhe një bahskëpunim edhe më i madh që t’u japim fund pasojave të veprimeve luftarake ruse në Ukrainë. Si pjesë e NATO-s qëndrojmë pas vendimeve të saj, kurse si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian njëqind për qind e jemi të harmonizuar me politikën evropiane të përbashkët e jashtme dhe të sigurisë. Në këtë kuptim iu bashkëngjitëm paketës së sanksioneve të Bashkimit Evropian për Rusinë.

Në fund, më lejoni edhe njëherë ta falënderoj Presidentin Gjukanoviq për mikpritjen e treguar, dhe të bëj thirrje të vazhdojmë t’i zhvillojmë relacionet tona të ndërsjella, sepse sa më të fuqishëm të jemi si rajon, aq më të mëdha janë shanset për siguri dhe prosperitet të të gjithë qytetarëve tanë.

Në botën e sotshme globale, askush nuk mund të mbijetojë, nëse nuk ka aleatë dhe nuk ka miq.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....