Filloi vizita zyrtare e Presidentit Pendarovski në Malin e Zi

12 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Cetinje me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake u mirëprit nga Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, duke filluar kështu vizita e tij dyditore në Malin e Zi.

Pas takimit tet-a-tet të Presidentit Pendarovski me Presidentin Gjukanoviq, delegacionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi mbajtën takim plenar ku janë vërtetuar marrëdhëniet e përkryera tradicionale partnere dhe miqësore, si dhe dialogu i frytshëm politik midis dy shteteve.

Në kontekst të bashkëpunimit rajonal, u shqyrtuan edhe çështje me rëndësi për të ardhmen evropiane të të dy shteteve, si dhe ngjarjet gjeopolitike në fqinjësinë më të gjerë dhe ndikimin e invazionit ushtarak rus mbi Ukrainën.

Presidenti Pendarovski do të takohet me Zdravko Krivokapiq, kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Malit të zi dhe me Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe mandatar për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi.

Të mërkurë, më 13 prill 2022 në Bar do të mbahet ceremoni solemne në të cilën Presidenti Pendarovski do t’ia dorëzojë pllakën përkujtimore të Vlladimirit dhe Kosarës Presidentit malazez Gjukanoviq, në shenjë të miqësisë së fortë dhe lidhjes kulturore-historike midis Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....