Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin kroat Zoran Millanoviq

16 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në Forumin për dialog Prespa 2023, sot u takua me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme midis dy shteteve, bashkëpunimin në planin rajonal dhe multilateral, mbi aspirimet e shtetit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjendjen në rajon dhe agresionin rus mbi Ukrainën.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve janë miqësore, pa çështje të hapura, me dialog të vazhdueshëm politik dhe bashkëpunim konstruktiv.

Presidenti Pendarovski e informoi Presidentin Millanoviq mbi procesin e skriningut me Bashkimin Evropian dhe shprehu falënderim për mbështetjen e fuqishme kroate për anëtarësimin tonë në BE.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....