Takimi i Presidentit Pendarovski me Den Shehtmanin, fituesin e Çmimit Nobel për Kimi në vitin 2011

26 Maj 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Den Shehtmanin, fituesin e Çmimit Nobel për Kimi në vitin 2011, i cili është për vizitë në shtetin tonë në organizim të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve dhe Unionit të Kimistëve dhe Teknologëve të Maqedonisë.

Në këtë takim u bisedua mbi trendet botërore në shkencat natyrore, mbi rrjedhat ekonomike globale, si edhe mbi nevojën e drejtimit të politikave nacionale në mbështetje të inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik.

Nobelisti Shehtman i tha mendimet e veta mbi sfidat në kuptimin shkencor në të sotmen, kurse foli edhe për punën e tij të pasur shkencore. Shehtman e njohu Presidentin Pendarovski me momentet më të rëndësishme të karrierës dhe me hulumtimet e kuazikristaleve për të cilat i është dhënë Çmimi Nobel për Kimi në vitin 2011.

Duke e falënderuar nobelistin Shehtman për vizitën, Presidenti Pendarovski theksoi se promovimi i interesit për shkencës është me rëndëso të madhe te ne, që të rinjtë ta drejtojnë energjinë dhe kreativitetin e vet në ndërtimin e një shoqërie në përputhje me parimet e qëndrueshmërisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....