Presidenti Pendarovski në sesionin në panel “Ruajtja e sigurisë në Evropë” në Forumin ekonomik botëror në Davos

24 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në Takimin vjetor të Forumit ekonomik botëror në Davos, sot mbajti fjalim në sesionin në panel “Ruajtja e sigurisë në Evropë”.

Pjesëmarrës në këtë debat ishin sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri i Belgjikës, Aleksandar de Kro, ministrja e mbrojtjes e Holandës, Kajsa Olongren, si dhe shefi i administratës presidenciale në Ukrainë, Andrij Jermak dhe gazetarja Frensin Lavka, redaktore në Blumberg.

Në fokusin e diskutimit ishte lufta në Ukrainë, si dhe kërcënimi i përbashkët që e rrëzoi rendin e sigurisë i cili me dekada me radhë e ndihmoi Evropën të përparojë paqen, por edhe hapat që duhet t’i ndërmarrë Bashkimi Evropian në kontekstin e ndryshuar radikalisht.

Pjesëmarrësit këtë panel e dënuan agresionin rus dhe shprehën mbështetje për popullin ukrainas. Ata folën edhe mbi rëndësinë e parandalimit të eskalimit të konfliktit në Ukrainë dhe mbi domosdoshmërinë që të sigurohet mbrojtje e aleatëve të NATO-s.

Presidenti Pendarovski theksoi se invazioni rus mbi Ukrainën si kurrë më parë e imponoi nevojën që Bashkimi Evropian të fokusohet në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, proces i cili do ta përforcojë mandej stabilitetin, sigurinë, demokratizimin e rajonit tonë, kurse kështu do të kontribuojë edhe në sigurinë e tërësishme të kontinentit.

Theksoi se NATO-ja, por edhe Bashkimi Evropian, janë dy korridoret për të ardhme më të mirë, më të sigurt dhe më me prosperitet.

“Nevojitet ta ndihmojmë Ukrainën, t’i bindim edhe aleatët e tjerë të cilët mund të kenë një dozë skepticizmi. Politika e “dyerve të hapura” nuk duhet të vlejë vetëm për NATO-n, por të zbatohet edhe për Bashkimin Evropian, dyert e të dy organizatave të mbeten të hapura për popullin ukrainas. Ukrainasit po luftojnë për lirinë e vet, por kjo luftë është edhe për mbrojtjen e vlerave demokratike. Kjo është luftë e një autokracie kundër demokracisë. Nëse Putini arrin ta fitojë në ndonjë mënyrë këtë luftë, atëherë nuk do ta mundë vetëm Ukrainën”, duke shtuar se Maqedonia e Veriut në suazat e mundësive të veta i jep mbështetje Ukrainës, nga ndihma ushtarake deri te ndihma diplomatike dhe politika e dyerve t[ë hapura duhet të vazhdojë, jo vetëm në lidhje me NATO-n por edhe në raport me Bashkimin Evropian.

“Politika e dyerve të hapura nuk duhet të vlejë vetëm për Aleancën e NATO-s, por edhe për Bashkimin Evropian. Në të kundërt, koncepti i Evropës së bashkuar, në paqe me veten dhe me botën nga Atlantiku deri në Ural, do të jetë vetëm ëndërr”, tha Presidenti Pendarovski.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....