Deklarate e Presidentit Pendarovski me rastin e Mbledhjes së 16-të të Këshillit të Sigurimit

3 Korrik 2022 | Kumtesat

Sot në Kabinetin e Presidentit u mbajt Mbledhja e 16-të e Këshillit të Sigurimit, në rendin e ditës së të cilit ishte propozimi i modifikuar i kryesisë franceze me BE-në për fillimin e negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Pas përfundimit të mbledhjes, ku përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, vijoi deklarata e Presidentit Stevo Pendarovski.

Të nderuar,

Kishim Mbledhjen e 16-të të Këshillit të Sigurimit. Këshilli ishte në përbërje të plotë, të gjithë anëtarët e rregullt të Këshillit, plus me ftesë prej meje mori pjesë edhe z. Mariqiç, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, sepse ajo temë është në rend të ditës. Ndoshta dikush do të pyesë pse ka Këshill të Sigurimit për këtë temë? E dini se nga vitet e kaluara Këshilli ka diskutuar edhe mbi tema të cilat nuk hyjnë në grupin e çështjeve tradicionale, ose t’i quaj çështje dhe kërcënime të sigurisë dhe mbrojtjes, për shembull para dy vjetësh kemi biseduar për ndotjen e ajrit, kemi biseduar disa herë mbi pandeminë, masat kundër pandemisë. Sipas meje, është e logjikshme të bisedojmë edhe për propozimin më të ri francez për tejkalimin e bllokadës bullgare, sepse bëhet fjalë për një çështje strategjike për shtetin.

Qëndrimet e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, sipas funksionit, për këtë dokument i dini, ose do t’i mësoni sot-nesër në lidhje me përfundimet eventuale dhe komunikimin publik të atyre përfundimeve nga Qeveria kurse tre anëtarët e Këshillit të cilët nuk janë politikanë e analizuan tekstin vetëm nga aspekti i tyre dhe ofruan mendimin e vet ekspert.

Mendoj se është mirë të përqendrohemi për atë që mendoj në bazë të të gjithë këtij diskutimi dhe në bazë të asaj që shikoj, në bazë të asaj ku kam marrë pjesë edhe vetë në muajt e kaluar. Nuk do t’ju lodh me atë se cilat kanë qenë në fillim propozimet bullgare para dy vjetësh për të cilat, përndryshe, nuk morën mbështetje nga asnjë prej aleatëve apo partnerëve tanë në suazat e Bashkimit Evropian në Bruksel, nga kërkesat nebuloze: gjuhë, komb, pushtim, administratë etj., që sot të thelb të mbeten në kërkesën tyre kryesore, kurse ajo është vendosja e bashkësisë bullgare në Kushtetutën tonë.

Do të dëshiroja në fillim, me një fjali, nëse mund ta përshkruaj të gjithë situatën e tensioneve jashtëzakonisht të larta politike në vend: nuk besoj se është i saktë perceptimi i cili krijohet te një pjesë e opinionit se kjo është dilemë fati, të jesh apo të mos jesh edhe për kombin edhe për shtetin dhe se demek këto ditë duhet të marrim vendim i cili do ta përcaktojë fatin e brezave të ardhshëm të maqedonasve dhe të qytetarëve maqedonas.

Qëndrimi im është se me vendimin që ta pranojmë propozimin e modifikuar francez do të merrnim vendim vetëm që t’i hapim negociatat, kurse e dini se ato zgjatin me vite. Koha e negociatave të shkurtra ka përfunduar në shekullin e kaluar kur ishte i mundshëm sinkronizimi, siç e quajnë, i legjislacionit nacional me akiton e BE-së për një vit apo dy. Deri më tani Serbia po negocion 9 vjet, Mali i Zi 10 vjet, vetëm si ilustrimet e fundit të rajonit.

Vendimi që ta pranojmë propozimin e modifikuar francez nuk do të jetë as triumf historik, siç do të dëshironin të thonë nga njëri kamp, as si mossukses historik apo debakël siç thonë ata të kampit tjetër.

Sipas meje, bëhet fjalë për kompromis kalimtar për një nga fazat e integrimeve evropiane, ku 3 elementë janë të rëndësishëm dhe prandaj, sipas meje, propozimi në këtë formë, në këtë fazë është i pranueshëm.

Së pari, me këtë propozim e ngremë bllokadën bullgare e cila zgjat tashmë prej dy vjetësh dhe lejon, propozimi lejon, hapjen formale të negociatave pas 17 vet pritjesh. Së dyti, mundëson proces skrining i cili është fazë e domosdoshme para negociatave për klasterët, më përpara kapitujt dhe së treti, që është absolutisht më e rëndësishmja, jo vetëm për mua, për secilin prej jush, por në asnjë mënyrë nuk e cenon identitetin maqedonas, sepse ky propozim për përcaktorin kryesor, themelor të atij identiteti, për gjuhën maqedonase ka formulim të qartë, pa fusnota.

Pse e quajmë kompromis kalimtar? Sepse e zgjidh problemin aktual, bllokadën aktuale, por, në vetvete ka paraparë de fakto bllokadë të re, e cila këtë herë, mund të jetë dhe ndoshta do të jetë e jona, vendase. Duke e ditur konstelacionin e brendshëm politik, pragun e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese me dy të tretat në këtë moment duket se është i paarritshëm. Në atë kusht është edhe paradoksi më i madh i propozimit, domethënë, askush, në parim, këtu tek ne në shtëpi, nuk është kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë, por polarizimi i brendshëm nuk e mundëson konsensusin për atë çështje.

Ky kusht sipas meje është edhe dobësia më e madhe e këtij propozimi, edhe pse ndryshimet kushtetuese do të vijnë në rend të ditës pas skriningut, ose sipas vlerësimeve të ekspertëve, në fillim të vitit 2024.

Mund të pyesni se a nuk mund të kishim arritur më shumë në këtë pjesë. Të jem i sinqertë, jam i bindur se nuk kemi pasur mundësi. Shtet me 1.8 milion banorë de me rrogë mesatare prej 500 eurosh, kaq mund të bëjë nga pozita e kandidatit për anëtarësim. Nuk e këmbëngul se në negociata gjatë 2 viteve të kaluara nuk mund të merrej edhe diçka më cilësore në aspekte të caktuara, por këto eventualisht do të ishin, detaje, nuk do të ishin thelbësore me siguri.

Dua të komentoj disa teza lidhur me këtë propozim francez për të cilin ka pasur shumë debat këto ditë.

Së pari, pse është marrëveshja bilaterale me Bullgarinë brenda? – Ja pse: së pari, marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë e kritereve të Kopenhagës të vitit 1993, domethënë tri dekada më parë.

Së dyti, edhe Marrëveshja e Prespës është në kornizën franceze, zbatimi i të cilës në segmente të caktuara e dini që nuk ka përfunduar, sepse varrën nga fillimi dhe përfundimi i negociatave sipas klasterëve, aty ka të a.q. afate politike dhe teknike të cilat fillojnë të rrjedhin në ditën kur do të fillojnë negociatat për kapitullin apo klasterin përkatës.

së treti, të mos harrojmë se Marrëveshja kornizë ishte kushti kryesor të marrim status kandidat në vitin 2005, që është marrëveshje vendi, megjithatë me garantues ndërkombëtarë edhe marrëveshje ndërkombëtare. Dhe atë që e kemi harruar, më të moshuarit e mbajnë mend, nga viti 1997 për herë të parë BE-ja e vendos, si një nga kushtet për anëtarët e rinj të a.q. klauzolë rajonale, që nënkupton se: pa marrëdhënie të mira me fqinjët tuaj nuk mund të pretendoni të hyni në BE, prandaj është marrëveshja brenda.

Teza e dytë është se bullgarët me këtë propozim do të na ndalojnë, kur të duan dhe si të duan. Këtë tezë, të mos përsëritem, e dini: deri më tani bullgarët na kanë ndaluar si të donin edhe pa propozimin, si të doni dhe kur të donin. Mundësia e tillë, kuptohet, edhe mandej ekziston sepse ajo është e vendosur në mekanizmat sipas të cilave hyn secili, çdo shtet që futet në BE, por unë pohoj se ata mekanizma tani, pasi t’i kemi filluar negociatat do të zvogëlohen shumë si mundësi, si variant, sepse pasi të bëhet ky propozim do të bëhet kornizë evropiane do të reduktohet mundësia për të a.q. bllokada të shpeshta nacionale nga cilido, duke përfshirë edhe Sofjen. Domethënë, evaluimi i marrëveshjes sonë bilaterale me Bullgarinë është në dy nivele.

Njëri është i pastër bilateral, minimum një herë në vit, takime të Qeverive dhe evaluim, vlerësim i përbashkët, domethënë jo i njëanshëm, i përbashkët se çfarë është bërë, çfarë nuk është bërë dhe i dyti, Komisioni Evropian, sipas propozimit, Komisioni Evropian në Bruksel bën gjithashtu evaluim se çfarë është bërë, dhe çfarë duhet të bëhet. Domethënë, me fjalë të tjera, prej sot e mandej, kuptohet, Qeveria, Parlamenti nëse e pranojnë mandej këtë propozim, përparimin tonë nuk do ta vlerësojë si deri më sot vetëm Bullgaria, por edhe Komisioni Evropian. Thënë shkurt, mendoj se do të biem dakord: më mirë është të na vlerësojë Brukseli, sesa Sofja, ose sesa vetëm Sofja.
Së treti, kishte tezë se historia është, prej sot e mandej, ose nga dita kur do ta pranojmë këtë propozim nëpër institucionet ,është kusht për progresin e mëtejshëm në negociata. Kjo nuk është e saktë. Me propozimin francez i cili nesër do të jetë panevropian, nëse e pranojmë edhe ne, historia nuk është kusht. Ka vetëm një fjali dhe në këtë propozim dhe në protokollet të cilat përmenden shpesh, kurse pak veta i kanë lexuar deri në fund, se rekomandohet që Komisioni i historisë ta intensifikojë punën e vet dhe të ketë tetë deri në dymbëdhjetë takime në vit, pa u sugjeruar nga faktorët politikë se si duhet të jetë puna e tyre dhe në cilin drejtim të shkojë. Domethënë, sugjerimi që të takohen më shpesh historianët e të dyja palëve. Në këtë pjesë dua të them se në mbledhjen e sotshme të Këshillit biseduam me përfaqësuesit qeveritarë, kuptohet edhe me kryeministri, pres – u thashë se pres dhe se do ta them publikisht atë qëndrim, pasi propozimi francez të hyjë në Qeveri në ditët në vijim, nuk e di dinamikën dhe agjendën e tyre, pres përfundime të qeverisë të cilat në rast se e pranojnë këtë propozim duhet të kenë një fjali shtesë dhe ajo duhet të përsëritet edhe në raportin e Qeverisë që i dërgohet Parlamentit, se nga dita kur do t’i hapim negociatat, deri në ditën kur do t’i përfundojmë negociatat, nuk është e rëndësishme pas sa vitesh, nëse ka eventualisht përpjekje shtesë nga pala bullgare apo  cilado palë në suazat e këtyre negociatave me Evropë, të hapet përsëri ose të ketë konspiracione për hyrje në diskutime për çështje të quajtura identitet maqedonas, gjuhë maqedonase, histori maqedonase, se në të njëjtin moment nuk duhet të presim asnjë orë që dikush të na bllokojë, por ne vetë duhet të tërhiqemi nga ato negociata.

E fundit, ose njëra nga tezat e fundit të cilën dua ta komentoj shkurt është se ekziston frikë te një pjesë e madhe e maqedonasve se në Bashkimin Evropian mund të hyjmë vetëm si bullgarë dhe në asnjë mënyrë tjetër.

Të dashur miq, mendoj se jemi të gjithë të vetëdijshëm si mund të bëhet një maqedonas bullgar. Me vullnetin tuaj, timin, tonin, nëse ndjehemi kështu dhe këtë shumë prej qytetarëve tanë e bëjnë duke marrë pasaporta bullgare. Kurse mënyra e dytë është nëpërmjet pushtimit, të vijë këtu një fuqi e huaj dhe t’ju thotë me fuqi dhe me kërcënime, ju duhet të shkruheni bullgarë. Deri më tani keni qenë maqedonas, por prej nesër do të jeni bullgarë. Nuk ekziston në historinë e diplomacisë botërore, kurse sidomos në atë më moderne, në shekullin e kaluar, se me marrëveshje multilaterale apo bilaterale, dikush të ketë bërë brenda natës, një popull të tërë me identifikim tjetër etnik. As kjo marrëveshje nuk bën komplot, as mund të bëjë komplot. Asnjë njeri normal nuk mund të negociojë, nëse ka qëllime të tilla, cilado nga palët, të cilat janë involvuar në përpilimin e kësaj marrëveshjeje franceze, jo vetëm bullgarët.

Dhe teza e fundit të cilën dua ta komentoj është se ekziston frikë te shumë maqedonas, me të drejtë se Evropa me vite luan lojë të dyfishtë me ne, dhe është ziliqare, se është e dyfytyrshme, dhe se kjo ka të bëjë sidomos me shtetet kryesore në Bashkimin Evropian. Nga pozita e një personi që ka pasur takime të shumta me politikanë të shquar evropianë, jo vetëm herën e fundit tani në Madrid në Samitin e NATO-s, por edhe më parë, ju bind se në bisedat e mia me Sholc dhe me Makron, si dhe me Sharl Mishel, me cilindo funksionar të lartë evropian, apo përfaqësues të shteteve më të fuqishme evropiane, nuk më kanë lënë përshtypje se ata duan ta shkatërrojnë kombin maqedonas dhe popullin maqedonas. Përkundrazi, edhe nga Presidenti Makron edhe nga kancelari Sholc, është shprehur dëshira të vijnë, të flasin në Parlamentin tonë, Sholc madje ka ide, kuptohet me ftesën tonë, së shpejti, të vijë në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, dhe të përpiqet, kjo është dëshira e tij, qëllimi i tij, të përpiqet ta ringjallë, Procesin disi të ngrirë të Berlinit, duke ardhur në krye të një delegacioni më të madh biznesi, nga Oda gjermane e biznesit. Interesi i tyre, sipas të gjitha vlerësimeve dje pikëpamjeve të mia është ekonomik.

Nuk shoh se interesi i tyre është të ndryshojnë kartën etnike të dikujt, duke përfshirë edhe tonën – maqedonase. Dhe nuk mendoj se Presidenti i Republikës Franceze, Makron, apo bundeskancelari Sholc do të vinin, do të shprehnin dëshirë të vijnë në Shkup, ndërsa përpiqen ta shkatërrojnë popullin maqedonas, ta shkatërrojnë shtetin, vetëm që të na pranojnë në BE, pas ndonjë viti, si bullgarë. Mendoj se është iluzioniste, jo serioze të bisedojmë mbi atë temë, sepse refuzoj të besoj se qëllimet e këtyre dy politikanëve evropianë apo të cilitdo politikani të lartë evropian janë të tilla.

Me këtë propozim, sipas vlerësimit tim mbetemi në rrugën evropiane e cila është e gjatë, mjaft e gjatë, por në këtë moment, deri në këtë moment nuk humbim asgjë. Jam i bindur se pikërisht tani është koha, ta hapim, unë do ta emërtoja atë Dialog strategjik për ne, këtu, jo vetëm për ato dy të tretat e Kushtetutës, aq më shumë për diçka tjetër, sipas meje është çështje më e rëndësishme, për të cilën do të na nevojitet gjithashtu konsensus mbipartiak, identik si në vitet e hershme të nëntëdhjeta.

Domethënë, mbështetje për BE-në po bie dramatikisht, më shumë për shkak të kushtëzimeve ndaj nesh dhe ndaj shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Gjeneratori më i madh, thënë objektivisht, për këtë situatë, për këtë problem është Brukseli. Zgjerimi edhe mandej është ndalur për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nuk thes, sepse kjo nuk do të jetë e saktë nëse nuk them, se ne i bëmë të gjitha reformat e nevojshme, por zgjerimi në Bruksel me vite me radhë është në margjinat, në fund të agjendës së tyre politike. Nëse flasim realisht edhe vendimi i tyre i fundit për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë është vendim simbolik. E dimë të gjithë se shtet i cili është sulmuar, që gjendet në mes të luftës, nuk mund të bëjë, edhe nëse dëshiron asnjëfarë reforme.

Ne këto ditë, biseduam vetëm, përsëris, vetëm për hapjen e atij procesi. Serbia dhe Mali i Zi po negociojnë        minimum 10 vjet, dhe fundi i atij procesi për ta nuk po shihet, kurse ndërkohë Brukseli po promovon një organizatë të re, format të ri të bashkëpunimit të quajtur në fillim si Bashkësia politike evropiane, për të cilën thonë se do të na ndihmojë t’i bashkëngjitemi më shpejt Bashkimit Evropian. Parashtroj pyetjen cila është garancia që Bashkësia politike evropiane nuk do të jetë de fakto alternativë për Bashkimin Evropian. Përsëris, de fakto, sepse publikisht, me siguri asnjë nga Brukseli nuk do ta përkufizojë kështu.

Prandaj, insistoj një orë e më parë të fillojmë me debatin tonë të këtushëm, nacional mbi faktin se cili do të jetë qëndrimi ynë në raport me të gjitha këtë iniciativa dhe çështje, me të cilat mund të riorganizohet tërësisht arkitektura politike e kontinentit.

Faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....