Dekorimi i Manastirit të Bigorit “Shën. Joan Pagëzori” me Urdhrin e Meritave për Republikën e Maqedonisë së Veriut

15 Tetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e dekoroi Manastirin e Bigorit “Shën. Joan Pagëzori” me Urdhrin e Meritave për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për ruajtjen dhe vazhdimin e traditës mijëvjeçare dhe për kontributin në kultivimin e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore-historike, për kujdesin për raritetet artistike dhe për aktivitetet e përhershme sociale dhe humane.

 

Në vijim është fjalimi i Presidentit Pendarovski në solemnitetin me rastin e dekorimit të Manastirit të Bigorit “Shën. Joan Pagëzori”.

I nderuar kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,
I nderuar Kryepeshkop i Ohrit dhe Maqedonas dhe i Justinian Primas,
Të nderuar anëtarë të rendit bigorian,
Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare,
Të ftuar të çmuar,
Zonja dhe zotërinj

Gjenerata jonë kishte një mundësi të jashtëzakonshme të jetë dëshmitare e një jubileu mbresëlënës siç është 1000-vjetori i themelimit të Manastirit të Bigorit “Shën. Joan Pagëzori”. Nderi për mua është edhe më i madh që si Presidenti të kem privilegjin që manastirit t’ia jap mirënjohjen më të lartë shtetërore.

Manastiri i Bigorit, pa asnjë lloj dyshimi, është një nga vendet tona më të mëdha të shenjta dhe shpirtërore, që nëpër shekuj, dhe sot në vazhdimësi është burim i shkrim-leximit, i kulturës dhe i artit.

Manastiri i Bigorit, nuk është vetëm manastir ortodoks dhe vend i shenjtë i krishterë, ai ka qenë i shquar prej kohësh si vend ku ndihmë, mbështetje, fjale njerëzore dhe ngushëllim mund të gjejnë të gjithë, pa dallim nga përkatësia e tyre fetare, etnike apo përkatësi tjetër. Historia e manastirit, por, jo më pak edhe misioni dhe angazhimi i tij i sotëm i gjallë shpirtëror dhe kulturor, i tejkalojnë me lehtësi kufijtë shtetërorë dhe i bashkojnë njerëzit që me siguri është kauza më fisnike e mundshme në këtë botë pjesë e së cilës jemi edhe ne.

Të keni edhe qëllimin dhe dëshirën më të mirë, është e pamundshme që vetëm me disa minuta ta përfshini historinë dhe traditën njëmijë vjeçare të këtij tempulli dhe të thoni sa duhet për të gjitha aspektet të cilat e bëjnë veprën e Manastirit të Bigorit kaq të veçantë dhe të vyeshme. Për një pjesë nga to dëgjuam në paralajmërimin e fillimit, për një pjesë kemi pasur mundësi të lexojmë në dorëshkrimet e lashta, për një pjesë jemi bindur me sytë tanë, por, me patjetër ekzistojnë pjesë të cilat do t’i zbulojnë gjeneratat pas nesh. Mbi të gjitha, manastiri, për gëzimin e të gjithëve, vazhdon të jetojë, të krijojë dhe të lërë vlera. Jam më se i bindur se edhe në mileniumin e dytë të ekzistencës së vet, tradita do të vazhdojë, kurse ne të gjithë do të jemi të obliguar me akte dhe vepra të reja kulturore dhe shpirtërore, fisnike për t’i respektuar.

Të dashur miq,

Për fat të keq, edhe përkrah evenimenteve dhe jubilarëve të bukur si ky i sotshmi, këtë vit, 2020-tën, do ta mbajmë mend edhe nga pandemia e cila e ndryshoi tërësish përditshmërinë tonë jetësore. Jetojmë me frikë dhe kujdes ndaj virusit, ndërsa jemi dëshmitarë të pasojave shkatërruese ekonomike që i shkakton ai. Megjithatë, pikërisht në momente të tillë, më shumë se kurë më parë, na nevojitet besim, solidaritet dhe respekt i ndërsjellë, kujdes dhe vëmendje, dashuri dhe dhurim me të afërmit, me të varfrit, me të lëndueshmit.

Të mësuar me komoditetin dhe përditshmërinë e jetës, çdo  ndryshim të tillë e përjetojmë në mënyrë fataliste dhe shumë më lehtë se më parë, lejojmë që të na mbisundojnë padurimi, zemërimi, zhgënjimin. Megjithatë, pikërisht historia mijëvjeçare e Manastirit të Bigorit na mëson se jeta nuk është vetëm mjaltë dhe se siç thotë fjala e urtë popullore, çdo e keqe ka një të mirë. Historia njerëzore mban mend edhe shumë ngjarje apokaliptik, por njerëzimi ka dalë gjithmonë më i rinovuar dhe me përvoja të reja njerëzore. Kështu do të jetë edhe kësaj radhe. Në luftën për një jetë më me gëzim fuqia e fortesave shekullore siç është Manastiri i Bigorit, do të na shërbejnë me siguri si inspirim shtesë.

Më lejoni, në fund, të gjithëve t’ju uroj shëndet të mirë dhe mirëqenie, kurse rendin e shenjtë bigorian dhe atin Partenij t’i falënderoj për gjithçka që bëjnë për ta ruajtur traditën dhe pasurinë tonë kulturore dhe shpirtërore, por edhe për përpjekjet e tyre në shërbimin e të gjithë atyre që vijnë në manastir që të gjejnë paqe, mbështetje dhe mirësi. Ju dëshiroj edhe në mijëvjeçarin e ardhshëm, ju dhe trashëgimtarët tuaj shpirtërorë të jeni besnikë ndaj traditës të këtij vendi të shenjtë me kaq rëndësi të madhe për vitalitetin e të gjithë popullit tonë.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....