Delegacion nga Kabineti i Presidentit bëri homazh për 10 rezervistët ushtarakë të rënë afër Karpallakut

8 Gusht 2020 | Kumtesat

Një delegacion nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e 19-vjetorit të rënies së 10 rezervistëve ushtarakë pranë Karpallakut, sot vendosën lule në pllakën përkujtimore në Karpallak, në autostradën Tetovë-Shkup dhe para kompleksit “Karpallak” në Prilep.

Të hënë, më 10 gusht 2020, delegacion nga Kabineti i Presidentit do të vendosë lule pranë pllakës përkujtimore në Komunën “Gjorçe Petrov”, pranë pllakës përkujtimore në fshatin Lubanci dhe në kazermën “Ilinden” në Shkup, me rastin e 19-vjetorit të rënies së tetë rezervistëve ushtarakë pranë vendit të quajtur Stanet e Lubotenit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Kabinet i hapur në Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski

Kabinet i hapur në Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski

Sot, Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizituan nxënësit e SHKTH “Vllado Tasevski” nga Shkupi, në suazat e Kabinetit të hapur. Nxënësit u takuan dhe biseduan me Presidentin Pendarovski mbi punën dhe mbi aktivitetet në Kabinet, kurse i...