Fjalimi i Presidentit Pendarovski dhe dekorime me rastin e 18 Gushtit – Ditës së Armatës

18 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, sot mbajti fjalim në festimin qendror për shënimin e 18 Gushtit – Ditës së Armatës.

Në suazat e këtij evenimenti, Presidenti Pendarovski me Medalje për Pjesëmarrje në Operacione Humanitare ose Paqësore jashtë Territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dekoroi 13 përfaqësues të Armatës, kurse me Medalje për Trimëri 60 përfaqësues të Armatës.

Me Medalje për Pjesëmarrje në Operacione Humanitare ose Paqësore jashtë Territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u dekoruan 13 përfaqësues të Armatës në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për paqeruajtësit e parë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut që janë dërguar në operacione paqësore jashtë territorit të Republikës s Maqedonisë së Veriut, dhe të cilët me sakrificën, profesionalizimin, disiplinën dhe përkushtimin e vet ndaj detyrave të dhëna kontribuuan për vendosjen e paqes në vendet ku janë angazhuar duke e afirmuar njëkohësisht edhe atdheun tonë në plan ndërkombëtar.

Me Medalje për Trimëri janë dekoruar 60 përfaqësues të Armatës për trimërinë, përgatitjen dhe përpjekjet mbinjerëzore në mbrojtje të jetës së njerëzve dhe të mirave materiale pas tërmetit shkatërrues në Republikën e Turqisë, duke e dëshmuar në vepër në këtë mënyrë humanizmin, sakrificën dhe profesionalizmin.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar ushtarë dhe oficerë, përfaqësues të Armatës,
Veteranë të mbrojtjes maqedonase,
Shkëlqesi të nderuar,
Bashkëqytetarë të dashur,

Sot, në Ditën e Armatës, duke rikujtuar 120-vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe 80-vjetorin e formimit të Batalionit “Mirçe Acev” u kthehemi fillimeve kur janë formuar armata dhe shteti maqedonas.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, paraardhësit tuaj të lavdishëm, luftëtarët e ushtrisë nacionalçlirimtare maqedonase, luftuan për lirinë e shtetit maqedonas në një botë të çliruar nga e keqja dhe fashizmi. Populli maqedonas dhe qytetarët maqedonas në të qëllim të drejtë të dyfishtë kishin vizion për botën e re e cila po vinte, prandaj u bënë pjesë e koalicionit global antifashist.
Në fund të Luftës së Ftohtë dhe rënies së botës bipolare, përfaqësuesit e Armatës, ishin në mbrojtje të pavarësisë maqedonase duke e ruajtur të mirën e përgjithshme dhe interesin publik të të gjithë qytetarëve. Në një ambient jashtëzakonisht të komplikuar gjeopolitik dhe të sigurimit, Armata u ballafaqua me të gjitha sfidat dhe dilemat e shtetit të rin. Dhjetëra breza të përfaqësuesve të Armatës janë përkushtuar tërësisht në realizimin e qëllimit të lartë strategjik i cili e bashkoi shoqërinë maqedonase në të gjitha bazat, kurse ato ishin – integrimet euroatlantike. Procesi i gjatë dhe i mundimshëm i transformimit të mbrojtjes ka arritur kulmin me anëtarësimin maqedonas në NATO, akt që sipas rëndësisë së vet historike është menjëherë pas referendumit për pavarësi dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

Sot, në këtë kohë kritike për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare i shohim efektet e përkushtimit tuaj. Në periudhë kur invazioni rus mbi Ukrainën e futi botën në një epokë të re të pasigurisë globale, pikërisht anëtarësimi në NATO, na mundëson të ballafaqohemi më lehtë me krizat e gërshetuara ndërmjet tyre dhe me tronditjet gjeopolitike dhe gjeoekonomike. Është më e lehtë për një shtet të vogël kur së bashku me mbi 30 aleatë ballafaqohet me kërcënimet e reja sajber hibride dhe kërcënimet e tjera asimetrike kundër vendeve me vlera demokratike. Sot, qytetarët maqedonas janë më të sigurte pikërisht për shkak të mburojës mbrojtëse të Aleancës së NATO-s, kurse pjesa më e rëndësishme e asaj mburoje jeni ju, përfaqësuesit e Armatës.

Në këtë kontekst që nga fillimi, si shtet, kontribuojmë në përpjekjet e përbashkëta për mbështetje të Ukrainës në luftën e saj të drejtë kundër invazionit rus. Solidariteti ynë me Ukrainën nuk është vetëm simbolik, por edhe mjaft konkret. Ne jemi ndër pesë shtetet e para anëtare të aleancës sipas raportit midis prodhimit të brendshëm bruto dhe ndihmës ushtarake dhe materialo-teknike që ia japim Ukrainës gjatë kësaj periudhe kritike.

Megjithatë, që t’i përgjigjemi mjedisit të ndryshuar rrënjësisht të sigurisë në Evropë dhe në botë, nuk duhet të jetojmë në lavditë e vjetra, kjo do të thotë se duhet të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen dhe sigurinë tonë. Konteksti i ri i sigurisë i ka detyruar madje edhe shtetet që kanë qenë ushtarakisht neutrale për dekada të tëra që të ndajnë më shumë resurse për sigurinë e tyre, kurse disa prej tyre, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, po investojnë edhe në sisteme ushtarake sulmuese.

Qëllimi ynë është të kemi Armatë e cila do të përmirësohet jo vetëm nga ana strukturore por do të modernizohet me mjete dhe pajisje luftarake bashkëkohore në mbrojtje të atdheut. Që ta përmbyllim këtë investim të rëndësishëm, është e domosdoshme t’i realizojmë planet që parashikojnë investim prej 955 milionë eurosh për dhjetë vitet e ardhshme për modernizim të dhe pajisje, si dhe të mos tërhiqemi nga qëllimi i vendosur për veçim të minimum 2% të PBV për mbrojtje. Investimi në mbrojtje është nevoja jonë reale jo vetëm për shkak të rreziqeve të zmadhuara por edhe për ballafaqim me pasojat e fatkeqësive dhe katastrofave elementare të shpeshta.

Të nderuar,

Konfliktet ushtarake dhe fatkeqësitë elementare janë kërcënime akute për sigurinë e njerëzve në mbarë botën. Dy dekadat e kaluara Armata jonë mori pjesë dhe ende po merr pjesë, në misione të shumta paqësore të udhëhequra nga NATO-ja, nga Bashkimi Evropian dhe nga Kombet e Bashkuara, duke kontribuuar në vendosjen dhe ruajtjen e paqes. Paqeruajtësit maqedonas janë partner i çmuar i aleatëve tanë. Kurse gjithçka filloi më 8 shtator 2002, në ditën e pavarësisë maqedonase, kur paqeruajtësit e parë maqedonas në Afganistan shënuan fillimin e angazhimit dhe kontributit tonë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Pikërisht për këtë arsye mora vendim që t’i dekoroj përfaqësuesit e atij kontingjenti, për herë të parë në historinë tonë, me Medalje për Pjesëmarrje në Operacione Humanitare ose Paqësore jashtë Territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në emër të të gjithë qytetarëve maqedonas, ju falënderoj që kontribuat për sigurinë e njerëzve në atë pjesë të botës.

Të pranishëm të nderuar,

Kërcënimi i dytë i madh mbi sigurinë e njerëzimit vjen nga natyra, nga vorbulla e fatkeqësive dhe katastrofave elementare. Si rrezik sistematik, ndryshimet klimatike shumëfishojnë rrezikun e thatësisë, zjarreve, përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe epidemive, të cilat po rriten nga viti në vit si në intensitet ashtu edhe në frekuencë. Pothuajse në çdo situatë krize, Armata angazhohet rregullisht në mbështetje të institucioneve me qëllim që t’i ndihmojë qytetarët fatkeq maqedonas. Por angazhimi i Armatës nuk kufizohet vetëm në territorin maqedonas.

Para dhjetë ditësh nënshkrova urdhër për dërgim të kontingjentit të ushtarëve që ta ndihmojnë Slloveninë mike që të ballafaqohet me pasojat e përmbytjeve katastrofike. Në shkurt të këtij viti, Turqia mike është goditur nga një sërë tërmetesh katastrofike ku e humbën jetën më shumë se 50.000 njerëz. Në të njëjtin moment filloi mobilizimi dhe solidariteti masiv i të gjithë shoqërisë sonë. Ne reaguam pa shtyrje dhe e dërguam menjëherë ekipin tonë për mbrojtje dhe shpëtim nga Batalioni i forcave speciale dhe udhëheqësit e qenve të trajnuar për gjurmim.

Ekipi ynë i Armatës ishte midis pesë kontingjenteve të para të huaja të cilat arritën në vendngjarje, praktikisht vetëm 24 orë pas tërmetit. Të tronditur nga skenat e tmerrshme të shtëpive të shkatërruara dhe të jetëve të humbura, në një atmosferë zie vdekjeje dhe dëshpërimi, ata edhe vetë thonë se megjithëse morën pjesë në disa misione të vështira në Irak dhe Afganistan, misioni humanitar në Turqi, nga këndvështrimi njerëzor, ishte më i vështiri për ta. Publiku botëror dëshmoi se duke kërkuar terrenin në kërkim të të mbijetuarve, ushtarët tanë arritën të nxjerrin nga rrënojat një fëmijë pesëvjeçar dhe me atë moment gëzimi sollën një rreze shprese në mes të trishtimit të përgjithshëm. Misioni i tyre në Turqi është rikujtues i obligimit tonë moral që të bëjmë gjithçka që mund të shpëtojmë të paktën edhe një jetë njerëzore. Solidariteti gjatë fatkeqësive është lidhja më e fortë miqësore midis njerëzve dhe popujve. Prandaj, duke i vlerësuar përpjekjet e tyre mbinjerëzore mora vendim, përfaqësuesit e ekipit të armatës t’i dekoroj me Medaljen për Trimëri.

Të nderuar të pranishëm,

Mirënjohja më e madhe për përfaqësuesit e armatës nuk janë dekoratat dhe medaljet, por besimin të cilën e kanë te qytetarët maqedonas. Ai besim që vazhdimisht është i lartë, nuk blihet me para, as detyrohet me forcë, por fitohet me punë të përkushtuar ndaj asaj që është më e rëndësishmja për një shtet dhe për qytetarët e tij. Domethënë, Armatë është roje e gjithçkaje që përmban shoqëria maqedonase së bashku, nga mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit, nëpërmjet kontributit në misionet paqeruajtëse dhe mbrojtjen kolektive, deri në ballafaqimin me pasojat nga fatkeqësitë elementare. Me sjelljen e tillë, përfaqësuesit e Armatës na rikujtojnë të gjithëve, përgjegjësinë tonë individuale, por edhe kolektive, që të kujdesemi për të mirën e përgjithshme, kurse ajo është mbijetesa e republikës sonë të përbashkët.

Ky sot është një mision jashtëzakonisht i vështirë. Etnizimi me dekada me radhë i politikës, partizimi i institucioneve dhe polarizimi i shoqërisë e shtypën interesin publik në margjina. Për shkak të kulturës së mosdënimit, korrupsioni, nepotizmi dhe krimi u bënë kërcënimi më i madh i të mirës së përgjithshme. Perceptimi i shpërhapur për mungesë të kapaciteteve të institucioneve që të sigurojnë barazi para ligjeve i demoralizojnë qytetarët. Kështu që, në vend të përgjegjësisë për të mirën e përgjithshme, ne sot shpesh jemi të mbingarkuar me qëllimet e ngushta partiake dhe të interesave personale.

Në kushte të tilla, që të kthehet e mira e përbashkët në qendër të jetës publike është një mision i vështirë, por jo i pamundur. E kemi mbështetjen e shumicës dërrmuese të qytetarëve tanë, por edhe të shumë miqve tanë nga jashtë. Ndër evenimentet e tjera të rëndësishme, Armata këtë vit shënon 30 vjet bashkëpunim me Gardën Kombëtare të Vermontit, megjithatë partneriteti strategjik maqedonas-amerikan nuk mund të reduktohet vetëm në dimensionin ushtarak. Ajo është gjithashtu një marrëdhënie në të cilën të dyja palët shkëmbejnë të njëjtat vlera, midis të cilave në vend të parë janë demokracia dhe shteti i së drejtës.

Të nderuar,

Neve na nevojiten reforma serioze, kurse në atë drejtim negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian mund të na ndihmojnë t’i mobilizojmë të gjitha resurset dhe t’i bëjmë politikanët shumë më të përgjegjshëm në punën e vet. Parakusht kritik për këtë gjë është tejkalimi i dallimeve politike dhe të bashkohemi rreth fillimit të negociatave që do të na ndihmojnë të zbatojmë reforma thelbësore për të mirën e të gjithë qytetarëve. Gjatë këtij synimi, le ta marrim si shembull Armatën, t’i plotësojmë radhët dhe bashkërisht t’i përkushtohemi interesit suprem të këtij dhe të gjithë brezave të ardhshëm – një Maqedoni evropiane, e sigurt, stabile dhe me prosperitet.

Gëzuar dhe për shumë vjet Ditën e Armatës Maqedonase!



Dekreti Të dekoruar Dekoratë / Medalje
nr. 41
15.08.2023
kapiten Zoran Janev
toger Marjan Nakov
kolonel Feto Bajrami
kryekapter Xhemail Demiri
rreshter i lartë Halil Bibiq
ushtar I Shpend Hamiti
rreshter i lartë Toni Trajkovski
ushtar I Dejan Sekullov
ushtar IV Marjan Markoski
ushtar I Goce Georgiev
ushtar I Stojançe Jankov
ushtar I Mirçe Eftimov
gjeneral brigade Zdravko Popovski 
Medalje për Pjesëmarrje në Operacione Humanitare ose Paqësore jashtë Territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Dhënë më 18.08.2023

 

Dekreti Të dekoruar Dekoratë / Medalje
nr. 42
15.08.2023
major Driton Abazi
toger Mitre Kërstevski
kapiten Engin Kurtishov
major Bllagoj Naumov
kapiten Ivan Stojçevski
rreshter Gjore Andonovski
rreshter i lartë – klasa 1 Aleksandar Antovski
rreshter Dejan Anëevski
rreshter i lartë – klasa 1 Boban Arsenovski
rreshter Hristijan Arsovski
rreshter Zoran Baliski
rreshter Dalibor Bozhinovski
rreshter i lartë – klasa 1 Mome Bojkovski
kapter Stojan Gacov
kapter Dragan Georgievski
rreshter Dalibor Dodevski
kapter Zoranço Donev
rreshter Sashko Ivanov
rreshter Aleksandar Igevski
rreshter Zllatimir Ilievski
rreshter Goran Janev
rreshter Boban Jankovski
rreshter Todor Jankulloski
rreshter i lartë – klasa 1 Todorçe Jovanov
rreshter i lartë – klasa 1 Zoran Jovevski
rreshter Dushko Korunovski
rreshter i lartë – klasa 1 Mite Kostadinov
rreshter i lartë – klasa 1 Oliver Markovski
kapter Predrag Masevski
rreshter Mirosllav Naçkov
rreshter Aleksandar Petrushevski
rreshter i lartë – klasa 1 Marjan Ravojski
rreshter Daniel Spasovski
rreshter i lartë – klasa 1 Goranço Tasev
rreshter i lartë – klasa 1 Borçe Todorov
rreshter i lartë – klasa 1 Zoran Trajkov
rreshter Daniel Trajkovski
kapter Goran Cekovski
tetar Bobi Millkovski
tetar Sllagjan Pavllovski
tetar Dejan Jankullovski
ushtar III Dade Stankovski
tetar Dragan Gjorgievski
tetar Nenad Dimevski
tetar Toni Monevski
ushtar III Daniel Videski
tetar Stevço Içev
ushtar III Darko Teoharov
ushtar III Darko Davçevski
ushtar III Bojan Sandev
ushtar III Martin Stojkovski
ushtar III Filip Stojkovski
ushtar III Toni Koçkoski
ushtar III Qirko Damjonoski
ushtar III Martin Spasovski
ushtar III Kosta Petrushev
ushtar III Kristijan Dojçinovski
ushtar III Nenad Stoilkovski
rreshter i lartë – klasa 1 Borçe Kostov
rreshter i lartë – klasa 1 Sasho Ristovski
Medalje për Trimëri

Dhënë më,
18.08.2023

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....