Presidenti Pendarovski e mirëpriti Stefan Dion, të dërguarin special të Kanadasë për BE-në dhe Evropën

7 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Stefan Dion, të dërguarin special të Kanadasë për Bashkimin Evropian dhe Evropën.

Në këtë takim janë konfirmuar miqësia dhe lidhjet e mira bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjen e sigurisë në rajon dhe në Evropë ku Presidenti Pendarovski e njohu bashkëfolësin me rrjedhën e eurointegrimeve maqedonase.

Në takim u theksuan partneritetet e fuqishme multilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë, sidomos në suazat e NATO-s dhe u shpreh interesi për zgjerim të bashkëpunimit në fushat e interesit të veçantë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....