Donacion i dy inkubatorëve për Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve

6 Nëntor 2020 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Kryqit të Kuq, Sait Saiti, sot mori pjesë në eveniment ku janë dhuruar dy inkubatorë për foshnjat e lindura para kohe dhe foshnjat e sëmura të vendosura në Njësinë e neonatologjisë, pediatrisë dhe fibrozës cistike të Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve në Shkup.

Znj. Gjorgievska theksoi se evenimenti i sotshëm është përmbyllja solemne e një aksioni donator i cili ka filluar para fillimit të pandemisë dhe bëhet fjalë për furnizim me pajisje të sofistikuar – inkubatorë, të cilët do të vendosen në Njësinë e neonatologjisë, ku kujdesen për foshnjat më të vogla.

“Besoni se kujdesi për foshnjat e lindura para kohe dhe të sëmura duhet të jetë prioritet jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe në këtë kuptim ishte edhe dëshira që të furnizohen kjo pajisje dhe në këtë mënyrë të shpëtohen sa më shumë jetë. Në dy vitet e fundit në Maqedoni vërehet një trend pozitiv në zvogëlimin e vdekshmërisë te foshnjat e lindura parakohe dhe konsideroj se ky donacion do të ndihmojë në këtë drejtim” tha bashkëshortja e Presidentit.

Znj. Gjorgievska i falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan këtë aksion humanitar, para së gjithash qytetarët humanë dhe të gjithë kompanitë e përgjegjshme për shoqërinë.

“Ata dalluan se ekziston me të vërtetë nevoja për një gjë të tillë, sidomos në këto momente të vështira të pandemisë, dhe megjithatë vendosën se duhet të japin donacion në këtë drejtim, sepse pamë se dhe fëmijët nuk kursehen nga kovid-19” theksoi znj. Gjorgievska.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti tha se me donacionin e sotshëm për Klinikën e fëmijëve organizata shënon një jubile të madh, përkatësisht 75-vjetorin e saj.

“Sot konsiderojmë se duhet të jemi pikërisht këtu, duke shënuar jubileun tonë nëpërmjet dorëzimit të këtij donacioni i cili, konsiderojmë, se do të jetë me të vërtetë me dobi të madhe dhe do të ndihmojë në kushtet e Klinikës së Fëmijëve”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

Drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, dr. Natasha Allulovska i falënderoi për organizimin e fushatës, e cila dëshmoi se edhe në kushte krize ka faktorë të përgjegjshëm shoqërorë të cilët duan të ndihmojnë.

“U vendos prioriteti i kategorisë më të lëndueshme, foshnjat e lindura para kohe të cilat janë në rrezikun më të madh. Ky donacion është shumë i rëndësishëm edhe për pacientët tanë më të vegjët, por luftëtarët më të mëdhenj, dhe për familjet e tyre, por edhe për të gjithë personelin i cili i mjekon këto foshnja. Dua t’i falënderoj Kryqin e Kuq dhe dr. Betin e cila na ndihmoi në këtë fushatë. Kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme dhe shpresoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë”, nënvizoi drejtoresha Allullovska.

Inkubatorët janë siguruar si pjesë e fushatës për ndihmë të foshnjave të lindura para kohe dhe të sëmura, e zbatuar me rastin e 75-vjetorit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut “75 vjet aty ku nevojitet”, kurse nën patronazhin e znj. Elizabeta Gjorgievska. Mjetet u mblodhën nëpërmjet thirrjeve telefonike dhe me pagesa në Fondin për solidaritet të Kryqit të Kuq.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....