Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadorin egjiptian Kalid Ibrahim Emara

14 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në takim lamtumire e mirëpriti ambasadorin e Republikës Arabe Egjipt, Kalid Ibrahim Emara.

Në takim u riafirmua interesi për përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët dhe në këtë drejtim u theksua rëndësia e mbajtjes së dialogut politik në nivel të lartë, duke përfshirë edhe shkëmbimin e vizitave në nivel të lartë.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe mbi gjendjet në rajonin më të gjerë, duke përfshirë edhe ngjarjet në Lindjen e Mesme.

Duke e falënderuar për angazhimin e tij të përgjithshëm diplomatik dhe për kontributin në zhvillimi e marrëdhënieve maqedonase-egjiptiane, Presidenti Pendarovski i dëshiroi ambasadorit Emara sukses personal dhe profesional në të ardhmen.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit