Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti Bjorn Gabriel, përfaqësues i Bankës Evropiane Investues

23 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti Bjorn Gabriel, përfaqësuesin e Bankës Evropiane Investuese (BEI).

Në këtë takim u bisedua mbi aktivitetet e përgjithshme të BEI-t në shtetin tonë.

Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se hapja e zyrës përfaqësuese të BEI-t në Shkup në vitin 2022 tregon përkushtimin për përparimin e mbështetjes këshillimore dhe financiare të grupit, i cili deri më tani ka investuar mbi 1 miliard euro në zhvillimin ekonomik dhe social të shoqërisë maqedonase.

Presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi BEI për mbështetjen e saj afatgjatë nëpërmjet financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, projekteve të transportit, energjisë dhe infrastrukturës dhe shprehu besimin se grupacioni do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit, duke përfshirë edhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...