Drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian

12 Dhjetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot kishte drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, organizuar nga ambasadori hungarez, Andrash Klajn.

Në atmosferë miqësore u diskutua mbi ngjarjet dhe proceset aktuale vendase, rajonale, evropiane dhe botërore.

Theksi u vendos në problemet dhe pengesat maqedonase drejt eurointegrimeve dhe te nevoja për zgjidhje kreative për tejkalimin e kontekstit bullgar-maqedonas në shpirtin e miqësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, me respektim të vlerave dhe parimeve fondamentale të BE-së.

Presidentja e riafirmoi besimin e vet të thellë, përkushtimin dhe vendosmërinë për zbatimin e agjendës reformuese në përputhje me kriteret e Kopenhagës, me partneritet aktiv në BE.
Gjithashtu, ajo i theksoi se bilateralizmi dhe precedenca janë rrezik real për zgjerimin.

Sipas saj, në ambient të konflikteve ushtarake, zgjerimi i BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilët në mënyrë të natyrshme i përkasin Evropës: gjeografikisht, historikisht dhe në aspektin kulturor dhe kanë politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë me BE-në është në interes të përbashkët dhe do ta përforcojë imunitetin e tyre ndaj kërcënimeve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...