Fjalimi i bashkëshortes së Presidentit në evenimentin “Skrining në tremestrin e parë të shtatzënisë”

11 Nëntor 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit Elizabeta Gjorgievska mori pjesë dhe mbajti fjalim në evenimentin “Skrining në tremestrin e parë të shtatzënisë” të organizuar nga Asociacioni botëror për mjekësi perinatale në koordinim me Asociacionin maqedonas për mjekësi fetale.

Duke folur para të pranishmëve, bashkëshortja e Presidentit theksoi se me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, Maqedonia e Veriut ka bërë hapa konkretë në përmirësimin e rezultateve maternale dhe neonatale, ku theksoi se nuk duhet të jemi të kënaqur me këto rezultate, por duhet të synojmë përparimin e shëndetit perinatal dhe çrrënjosen e vdekshmërisë perinatale dhe neonatale.

“Në qendër të përpjekjeve tona duhet të jetë reforma për shëndet më të mirë fetal dhe amë, që duhet të mundësojë që çdo grua shtatzënë dhe foshnjë e porsalindur të kenë qasje tek institucionet shëndetësore me kapacitet të cilat mundësojnë kujdes me cilësi të lartë, të sigurt dhe efektiv në përputhje me nevojat e tyre specifike shëndetësore. Raporti ndaj kategorive më vulnerabile flet qartë për karakterin e vërtetë në shoqëri”, theksoi Gjorgievska.

“Që të arrihet ky qëllim, nevojitet të investohet në trajnime intensive dhe të vazhdueshme për të gjithë punonjësit shëndetësorë, nga gjinekologët dhe akusherët, nëpërmjet neonatologëve dhe deri te infermieret dhe akusheret”, tha bashkëshortja e Presidentit duke shtuar se këta zinxhirë rigorozë të trajniveme zhvillohen nga shoqatat përkatëse profesionale, në harmonizim me nevojat e niveleve specifike të kujdesit perinatal dhe inkorporohen në sistemin e edukimit të përhershëm mjekësor.

Evenimenti i përkushtohet mjekësisë fetale dhe shëndetit të nënës dhe të porsalindurit të ardhshëm, të cilët janë gjithmonë në fokus të agjendës shëndetësore dhe përpjekjeve në mbarë botën, me qëllimin përfundimtar – arritjen e rezultateve më të mira të mundshme te ky grup vulnerabil.

Vendi ynë, si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë, organizatave të OKB-së, donatorëve dhe agjencive të tjera shumëpalëshe, ka bërë progres të dukshëm në drejtim të përmirësimit të indikatorëve të kujdesit perinatal. Në drejtim të përmirësimit të shëndetit perinatal, nëpërmjet punës së Komitetit për mëmësi të sigurt, në të ardhmen është planifikuar të realizohen aktivitete të shumta, të cilat do të mundësojnë një analizë të thellë të organizimit aktual të sistemit për kujdesin perinatal në fusha të ndryshme dhe propozimin e rekomandimeve të matshme dhe të realizueshme për riorganizimin e sistemit ekzistues në bazë të modeleve të njohura të suksesshme në vende të tjera të përshtatura me specifikat e vendit tonë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....