Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në festimin e 100-vjetorit të themelimit të Institutit Shkencor për Duhanin – Prilep

5 Dhjetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot në Prilep, mbajti fjalim në festimin e 100 vjetorit të themelimit të Institutit Shkencor për Duhanin – Prilep.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentes Siljanovska Davkova.

I nderuar ministër,

E nderuar zëvendësministre,

I nderuar rektor,

I nderuar zoti Petar,

Të nderuara kolege dhe kolegë,

Është një obligim i këndshëm të flitet për njësinë më të vjetër në përbërjen e Universitetit “Shën. Klimenti i Ohrit”, Instituti Shkencor për Duhanin – Prilep, 100 vjet nga formimi i tij.  Shënojmë një shekull shkencë dhe arsim, mijëra faqe të një rrëfimi të gjatë edhe ende të papërfunduar për duhanin, një sërë suksesesh në shtëpi, por edhe jashtë!

Ky institucion shkencor-arsimor, unik për mua, vazhdon të jetë impuls i njohurive dhe nxitje në kërkimin e zgjidhjeve të reja për përparimin e ekonomisë dhe bujqësisë dhe kultivimin e duhanit, si dhe në ballafaqimin me kërcënimet klimatike në prodhimtari, por edhe me rreziqet shëndetësore.   Instituti Shkencor për Duhanin – Prilep jo vetëm që është roje e përgjegjshme e njohurive të fituara por edhe faktor i përkushtuar në thellimin e tij.

I rrënjosur thellë në zemrën e industrisë së duhanit, ky institut shquhet si  ekspert i njohur dhe i vlerësuar dhe faktor i kualifikuar dhe i respektuar në zgjidhjen e problemeve thelbësore në prodhimin dhe përpunimin e duhanit.

Me teknologjinë më të fundit dhe laboratorë të akredituar, Instituti i Shkencës për Duhanin stimulon dhe mbështet pa u lodhur inovacionin dhe kërkimin shkencor, brenda dhe jashtë ambienteve të tij.

Duke mundësuar prodhimin dhe shpërndarjen e materialit faror cilësor, si dhe kryerjen e testeve biologjike të produkteve për mbrojtjen e bimëve, Instituti po përmirëson vazhdimisht ekspertizën e tij, duke mundësuar zhvillimin e prodhimit të duhanit.

Në përkushtimin e tij ndaj cilësisë, Instituti Shkencor për Duhanin po i ndjek proceset e kontrollit të së njëjtës cilësi të tokës, ujit, plehrave, materialit bimor, si një hap i paanashkalueshëm në arritjen e standardeve më të larta të prodhimit. Përveç kësaj, ai kryen mbikëqyrje të autenticitetit dhe cilësisë së lëndës së parë të duhanit, si dhe inspekton shëndetin e bimëve, duke siguruar stabilitetin dhe besueshmërinë e të gjithë procesit të prodhimit. Në këtë mënyrë, Instituti jo vetëm e rrit produktivitetin, por ruan edhe ekuilibrin natyror, duke krijuar një bazë për brezat e ardhshëm të shkencëtarëve dhe kultivuesve të duhanit.

Si pjesë e themeluesve të Organizatës Ndërkombëtare për Studimin e Kulturës së Duhanit – CORESTA, përpiqet vazhdimisht të zbërthejë çështjet nga e kaluara, duke garantuar një të ardhme të sigurt. Duke filluar nga investimet për përmirësimin e efikasitetit energjetik, e deri te projektet vendase dhe ndërkombëtare, Instituti Shkencor për Duhan – Prilep e konfirmon vendin e tij të merituar si luftëtar për vetëdijen kolektive ekologjike.

Me botimin e të vetmes revistë ndërkombëtare TUTUN/TOBACCO, me pesë laboratorët e tij të akredituar dhe me rolin aktiv në procesin e edukimit të dyfishtë profesional,Instituti i Duhanit lë shenjë akademike, por edhe bujqësore.

Duke i përmirësuar pa u lodhur aktivitetet e veta kërkimore-shkencore, Instituti Shkencor për Duhan – Prilep u përkushtohet vazhdimisht fushave kyçe me rëndësi thelbësore për zhvillimin e prodhimit të duhanit. Nëpërmjet krijimit sistematik të varieteteve të reja të duhanit dhe përmirësimit të atyre tashmë të njohura dhe të pranuara, instituti siguron jo vetëm stabilitetin, por edhe ecurinë e mëtejshme të kësaj industrie.

Ndërsa e inkurajon me mjeshtëri bashkëpunimin ndërmjet një numri të madh të institucioneve të huaja dhe vendase të përkushtuara ndaj duhanit, lëndëve të para të duhanit dhe produkteve të tij, instituti karakterizohet nga ekselenca, e bazuar në traditën shekullore maqedonase, por edhe në inovacionin bashkëkohor.

Përgjatë misionit dhe vizionit të tij, instituti është dëshmitar i një historie të gjatë dhe të frytshme angazhimi dhe investimi. Si pjesë e GLOSOLAN – Rrjeti Global i Laboratorëve të Tokës, ky institucion po bëhet mbartës i njohur dhe i respektuar ndërkombëtarisht  i përgjegjësisë për dijen, duke i lidhur fijet e kërkimit të mençurisë me dijen dhe aftësinë.

Kuk merret vetëm me projekte, por në fakt krijon, duke përmirësuar mjedisin tonë aktual dhe të ardhshëm bujqësor. Në një mënyrë shumë karakteristike, e inkurajon dhe e siguron zhvillimin e qëndrueshëm, duke përdorur në mënyrë racionale burimet për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Nëpërmjet shoqatave ndërkombëtare dhe shkëmbimit të njohurive, Instituti Shkencor për Duhan nga Prilepi përforcon rolin e tij si shtyllë udhëheqëse në horizontet globale të inovacionit bujqësor. Bashkëpunimi me organizata shkencore dhe kërkimore me famë botërore e pasuron këtë institucion me kërkime, projekte dhe qasje novatore që i sigurojnë atij një fushëveprimi të besueshëm themelor.

Angazhimet transnacionale jo vetëm që e përforcojnë kapacitetin, por edhe e kthejnë atë në një faktor të rëndësishëm në nismat globale për bujqësi të qëndrueshme, duke hapur drejtime të reja për shkëmbimin e teknologjive dhe përmirësimin e metodologjive të prodhimit.

Aplikimi i masave moderne agroteknike shërben si bazë për rritjen e produktivitetit dhe cilësisë së duhanit. Në të njëjtën kohë, ai u përgjigjet me sukses pyetjeve rreth sfidave në bujqësinë moderne. Me përdorimin e teknologjive dhe metodave të reja të punës, si dhe me integrimin e zbulimeve më të fundit shkencore, procesi i prodhimit përmirësohet ndjeshëm dhe në mënyrë të besueshme, duke e bërë këtë industri më efikase, elastike dhe të qëndrueshme.

Instituti i përkushtohet pasurimit të vazhdueshëm të standardeve si agroteknike, ashtu edhe ato shkencore, duke krijuar cilësi më të mirë të duhanit. Këto arritje dallohen si të frytshme, duke ndikuar dukshëm mbi ekonominë maqedonase.

Duke ushtruar veprimtari shkencore, kërkimore, aplikative, botuese dhe prodhuese në fushën e prodhimit të duhanit, instituti profilizohet si një institucion modern që ofron zgjidhje për një sërë sfidash me të cilat përballohet mjedisi jetësor.

Të nderuar,

100 vjet ekzistencë, një shekull dije, këmbëngulje dhe risi nuk është vetëm për ju, por edhe për mua, një sukses i madh, që ia vlen të festohet. Ju përgëzoj nga zemra dhe nga zemra, edhe pse duhanin nuk e kam provuar kurrë në jetë.

Ju uroj një të ardhme të sigurt dhe të njohur.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....