Fjalimi i Presidentit Pendarovski në konferencën shkencore ndërkombëtare “Arkivi letrar maqedonas: nga dorëshkrimet deri te kultura digjitale”

29 Qershor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencën shkencore ndërkombëtare “Arkivi letrar maqedonas: nga dorëshkrimet deri te kultura shkencore”, e cila u mbajt në “Kurshumli-han” me organizim nga Instituti i Letërsisë Maqedonase në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup.

“Vepra e Koneskit dhe e themeluesve të tjerë të gjuhës bashkëkohore letrare maqedonase, për fat të keq, shpesh është në shënjestrën e sulmeve të orkestruara dhe të mohimeve irracionale. Bëhet fjalë për një sulm ndaj identitetit tonë gjuhësor dhe kulturor para të cilit nuk mund dhe nuk duhet të jemi vëzhgues të heshtur. Faktet dhe verifikimi shkencor në nivelin ndërkombëtar janë në favorin tonë, duke mos lënë hapësirë ​​për improvizime dhe për interpretime politike, “tha Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij.

Në vijim është teksti i integruar i fjalimit të Presidentit Pendarovski:

Të nderuar pjesëmarrës në konferencën shkencore ndërkombëtare “Arkivi letrar maqedonas: nga dorëshkrimi deri te kultura digjitale”,

Të dashur miq,

Kam nderin që m’u dha mundësia të mbaj fjalim në këtë konferencë ndërkombëtare jashtëzakonisht të rëndësishme e cila përputhet me dy jubile të rëndësishëm – 40 vjet nga ekzistimi i Institutit të Letërsisë të Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodij”, si dhe me 100 vjet nga lindja e themeluesit të filologjisë, gjuhësisë, letërsisë dhe kulturës bashkëkohore maqedonase, Bllazhe Koneskit.

Të kujdesesh për trashëgiminë letrare kulturore, të kultivohet memoria e vazhdimësisë së mendimit të formësuar nëpërmjet formave dhe shkrimeve letrare, nënkupton arkivim të çdo specifike sociokulturore të një milje kombëtare, por, para të gjithash, nënkupton të kesh raport të veçantë për rrënjët personale.

Para shumë kohësh është e qartë se kulturat, shumëkuptimësia dhe shtresimi reflektohen nëpër narracioneve të shkrimeve letrare të cilat mbeten relevante për të gjitha kohët. Pasuria e identiteteve kulturore mund të shihet më mirë nëpërmjet artikulimeve të shumta letrare në botë, kurse nëpërmjet këtyre artikulimeve pasqyrohet edhe zhvillimi i pasurisë dhe trashëgimisë gjuhësore.

Pikërisht për këtë gjë nuk duhet as të mendojmë që të mos arkivojmë me përgjegjësi,  por edhe me të menduarit e vazhdueshëm shkencor, kreativ dhe kritik të konteksteve në të cilat është krijuar trashëgimia letrare kulturore. Nëse ky proces ndalet, padyshim që do të ndalet edhe ideja për krijim si një proces kulturor dhe shoqëror imanent i njerëzve.

Programi në këtë tubim shkencor vërteton se nuk duhet të kemi frikë nga rrezikimi eventual i trashëgimisë letrare-gjuhësore kulturore, mbrojtja e saj ka qenë dhe do të vazhdojë të ruhet nga niveli më i lartë shkencor, kurse, me mjetet bashkëkohore të erës digjitale në të cilën jetojmë, do të regjistrohet edhe në softuerin edhe në harduerin e të tashmes, kuptohet, në emër të të ardhmes.

Të nderuar,

Në vitin kur e kremtojmë lindjen e Bllazhe Koneskit, duhet të jetë e pranishme vetëdija se kemi pasur personalitetin tonë bashkëkohor i cili është unik në fjalën e vet, në mendimin e vet, në kapacitetin e vet profesional, krijues dhe shkencor, por nuk është më pak e rëndësishme edhe me integritetin e vet njerëzor. Koneski është një sinergji e së lashtës dhe asaj moderne, nga kulmi i së cilës mund të shihet thesari i madh i pasurisë sonë kulturore moderne, por edhe të trashëguar. Kam nderin të jem mbështetës i një sëre ngjarjesh me të cilat do të përpiqemi që të paktën pjesërisht të shpërblejmë Koneskin për gjithçka që ka bërë për kulturën, letërsinë dhe gjuhën tonë. Për udhërrëfyesit e modernitetit që i ka vendosur, kurse të cilat ne e kemi për detyrë t’i mbindërtojmë. Trashëgimia e Koneskit në dorëshkrim, të shtypur apo të digjitalizuar, por edhe në përgjithësi, trashëgimia jonë kulturore dhe letrare nuk duhet të mbetet arkiv për të cilin do të interesohen vetëm hulumtuesit: ai duhet t’i ofrohet në mënyrë përkatëse çdo qytetarit tonë, sidomos gjeneratave më të reja, duke e emancipuar dhe formësuar edhe këndvështrimin e tyre.

Të nderuar,

Vepra e Koneskit dhe e themeluesve të tjerë të gjuhës letrare bashkëkohore maqedonase, për fat të keq, shpesh është shënjestër e sulmeve të orkestruara dhe mohimeve irracionale. Bëhet fjalë për një sulm ndaj identitetit tonë gjuhësor dhe kulturor para të cilit nuk mund dhe nuk duhet të jemi vëzhgues të heshtur. Faktet dhe verifikimi shkencor në nivelin ndërkombëtar janë në favorin tonë, duke mos lënë hapësirë ​​për improvizime dhe për interpretime politike.

Konferencat e tilla ndërkombëtare janë mënyra më e mirë për kthim të fokusit drejt historianëve, teoricienëve, gjuhëtarëve, filologëve letrarë dhe drejt të gjithë atyre që kuptojnë dhe dinë, përkundrejt interpretimeve të diktuara. Siç përmenda, konferenca ofron një program të madh, i cili përfshin edhe promovim të një edicioni me të vërtetë të veçantë, të monografisë: “Aspektet etike dhe aksiologjike të letërsisë dhe kulturës së shekullit të 20-të dhe 21”.

Nuk do të desha t’ju marr kohën, e cila duhet të shfrytëzohet për një dialog motivues shkencor dhe polemik. Vetëm do t’ju falënderoj për përkushtimin tuaj për letërsinë dhe për kulturën, duke ju uruar një punë të suksesshme në tri ditët në vijim.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....