Fjalimi i Presidentit Pendarovski pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurimit

30 Maj 2020 | Fjalimet

Të nderuar,

sot e mbajtëm Mbledhjen e 7 të Këshillit të Sigurimit ku diskutuam mbi masat dhe aktivitetet në 14 ditët e fundit sa ka zgjatur gjendja e jashtëzakonshme.

Të pranishëm në seancë ishin Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri, ministrat e Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe të Jashtme si dhe anëtarët e Këshillit – profesorët Gocevski, Latifi dhe Markoviq. I pranishëm ishte, me ftesën time, edhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Anëtarët e Këshillit diskutuan mbi aktivitetet e Qeverisë dhe organeve të tjera kompetente në periudhën nga 17 maji deri më sot. Përveç referimit nga Kryeministri dhe ministrat kompetentë, minsitri i shëndetësisë Filipçe informoi mbi zhvillimin më të ri të pandemisë dhe për vlerësimet dhe parashikimet e ekspertëve për periudhën në vijim.

Publiku tashmë është i informuar se numri i të infektuarve dhe, për fat të keq, i bashkëqytetarëve tanë të vdekur po zmadhohet këto ditët e fundit. Është e saktë se në pjesën më të madhe të komunave, situate është stabile, por për disa komuna ekziston shqetësim serioz.

Duke pasur parasysh trendet e fundit, Kryeministri Spasovski në këtë seancë e argumentoi kërkesën e Qeverisë për shpalljen e 14 ditëve shtesë të gjendjes së jashtëzakonshme.

Të nderuar,

Duke pasur parasysh zhvillimin e fundit të ngjarjeve dhe numrin e zmadhuar të personave të infektuar dhe që kanë vdekur, gjatë gjatë ditës së sotme do të marr vendim për shpallje të 14 ditëve të reja të gjendjes së jashtëzakonshme e cila do të fillojë prej nesër.

Këtu, dua të theksoj veçanërisht se vendimin për 14 ditët e reja lidhet vetëm me qëllimin që t’i mundësohet Qeverisë dhe institucioneve të tjera kompetente që të ballafaqohen më me efikasitet me efektet shëndetësore dhe ekonomike-sociale të pandemisë dhe nuk ka asnjë relacion me datën e zgjedhjeve parlamentare që është lëndë e dakordimit në një format politik më ndryshe dhe nëpërmjet kanaleve komunikuese krejtësisht të ndryshme nga Këshilli i Sigurimit.

Të nderuar,

Me këtë rast më lejoni të dërgoj tri mesazhe – një për qytetarët, një për Qeverinë dhe një për liderët e partive politike.

Dua ta falenderoj shumicën kolosale të qytetarëve për faktin se tashmë, muajin e tretë në mënyrë jashtëzakonisht të disiplinuar dhe me vetëdije i respektojnë rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit të vet dhe shëndetit e më të afërmeve të vet. Njëkohësisht dua t’u bëj apel atyre dhe të gjithëve ne të mos relaksohemi dhe kështu të vëmë në pikëpyetje të gjitha rezultatet pozitivet të cilat i kishim deri tani, në luftën kundër pandemisë. Ne këtë betejë do ta fitojmë me siguri, por duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm deri në fund të saj.

Për Qeverinë – trendet negative që u vunë re në disa komuna nuk duhet të jenë shkas që të kthehen masat restrictive në të gjithë territorin dhe ndaj të gjithë qytetarëve. Organet dhe ministritë kompetente duhet t’i sanksionojnë me patjetër të gjithë qytetarët të cilët nuk i respektojnë masat, pa përjashtim, pa përzgjedhje, krejtësisht në mënyrë të pavarur nga përkatësia e tyre etnike dhe fetare. Duke mos i dënuar ata të cilët nuk i respektojnë me vetëdije ligjet, lihet hapësirë për kthimin e krizës në vetë fillim dhe është krejtësisht e padrejtë, që për shkak të tyre të gjithë të tjerët t’i durojnë masat restriktive edhe pse gjatë gjithë kohës i kanë respektuar ligjet dhe rekomandimet.

Liderëve politikë të cilët marrin pjesë në të a.q. takimet e liderëve – shteti nuk ka Parlament, ekziston Qeveri teknike e cila ka autorizime të limituara, situate është mëse serioze. Prandaj kërkoj nga të gjithë ata të jenë në lartësinë e përgjegjësisë historike dhe të merren vesh për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që të marrim institucione me kapacitet dhe legjitimitet të plotë politik. Shteti thjeshtë nuk mund dhe nuk duhet me muaj të funksionojë vetëm nëse ka gjendje të jashtëzakonshme.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....