Presidenti Pendarovski mbajti fjalim me rastin e festimit të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Francën

7 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti fjalim në ceremoninë, që me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Franceze, që u mbajt mbrëmë në Shkup.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se vendosja e marrëdhënieve diplomatike, gjatë periudhës së turbulencave të jashtëzakonshme politike dhe të sigurisë, ishte konfirmim i etablimit përfundimtar të shtetit tonë në familjen ndërkombëtare të kombeve.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

I nderuar zoti ambasador i Republikës Franceze,
Të nderuar shkëlqesi,
Zonja dhe zotërinj,
Miq të dashur,

Jemi mbledhur sot këtu që ta festojmë 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve tona miqësore – Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Franceze.
Tridhjetë vjet nuk janë shumë as në jetën e zakonshme të njeriut, kurse jo më në marrëdhëniet midis shteteve. Përndryshe, ky numër, në një farë mënyrë mund edhe të na gënjejë. Domethënë, lidhjet maqedonase-franceze, sidomos në planin kulturor, kanë rrënjë shumë më të thella. Gjuha franceze në këto hapësira ka qenë e pranuar si vektori kryesor i vlerave, lirisë dhe përparimit kulturor-qytetar.

Gjatë rilindjes, idealet e Revolucionit Francez kanë qenë idetë udhëheqëse të të gjithë plejadës së revolucionarëve maqedonas të cilët kanë ëndërruar, kanë punuar dhe kanë dhënë jetën për krijimin e shtetit të pavarur në të cilin populli maqedonas dhe bashkësitë e tjera etnike dhe çdo qytetar, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe fetare, do të mund të jetojnë me dinjitet dhe në liri, së bashku me të gjithë popujt e tjerë në Evropë.

Me mënyrën e qytetëruar se si e realizoi pavarësinë e vet në rrugë paqësore, Maqedonia e Veriut konfirmoi se është e denjë midis trashëgimtarëve – rojeve të vlerave evropiane, në bazën e të cilave është vizioni francez për liri, barazi dhe vëllazërim. Shumica e intelektualëve dhe politikanëve të shquar francezë, nga Rober Badenteri deri te Zhak Shiraku, pavarësisht nga pozicionimi i tyre ideologjike e dinin ta dallojnë atë dimension evropian që në thelbin e vet e përmbante dhe e përmban shteti i ri në Ballkan.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Franceze, gjatë periudhës së turbulencave të jashtëzakonshme politike dhe të sigurisë, ishte konfirmim i etablimit përfundimtar të Maqedonisë së Veriut në familjen ndërkombëtare të kombeve.

Gjatë këtyre 30 vjetëve, Franca ishte shoqëruesi ynë në të mirë dhe në të keqe. Në atë rrugë, kishte rënie dhe ngritje, kishte ekzaltime dhe dëshpërime. Megjithatë, përcaktimi ynë për integrim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, edhe përkrah të gjitha vështirësive dhe sfidave ishte dhe është – konstant. Presim që Franca, si vend i cili ka investuar kaq shumë në ndërtimin e shtëpisë së përbashkët evropiane, por edhe në pjesën maqedonase të vizionit të përbashkët për Evropën e bashkuar, do të vazhdojë, si dhe deri më tani, të na shoqërojë në këtë udhëtim të gjatë.

Momenti aktual gjeopolitik, i krijuar nga agresioni rus mbi Ukrainën, por edhe me zhvendosjet gjeopolitike në planin global të cilat janë në vijim, të cilat Evropës ia imponojnë imperativin për bashkim të tërësishëm, është mundësi për dyfishimin e përpjekjeve dhe për përkushtim më të madh në realizimin e qëllimit të përbashkët.

Të nderuar,

Miqësia midis shteteve dhe kombeve, si dhe midis individëve është virtyt i cili duhet të kultivohet vazhdimisht që të mbijetojë. Të mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të afërt midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Franceze.

Edhe ky tubimi ynë sonte, në fund të një viti të vështirë në Evropë. Dëshmon se dimë t’i vlerësojmë vlerat e vërteta. Ato janë edhe investimi ynë më i mirë për tejkalimin e problemeve dhe për progresin e përbashkët në vitet para nesh.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....