Gjorgievska: Duhet të çrrënjoset sistematikisht, institucionalisht diskriminimi dhe margjinalizimi i fshehur

30 Mars 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mori pjesë dhe mbajti fjalim në konferencën përmbyllëse rajonale “Sfidat me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat në rajon në rrugën drejt BE-së – Fuqishëm dhe me guxim i zhvendosim kufijtë”.

Konferenca u organizua nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si pjesë e karvanit për përforcim mental dhe ekonomik të grave si mirëqenie e tërësishme gjinore “E zëshme dhe e guximshme”, kurse me rastin e muajit mars – muajit të grave.

Në konferencën dyditore e cila u zhvillua në gjashtë panele diskutuan përfaqësues të institucioneve shtetërore, diplomatë në vendin tonë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe sektorit qytetar, kurse fjalime hyrëse kishin ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe udhëheqësja e Zyrës së OKB-së për Gratë në Maqedoninë e Veriut, Vesna Ivanoviq Kastared.

Në fjalimin e vet para të pranishmëve, bashkëshortja e Presidentit theksoi se kur flasim për Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të përmendet se gjatë vitit 2021, është përgatitur Strategjia e barazisë gjinore 2022-2027, në bazë të së cilës është përgatitur Plani nacional aksionar mbi barazinë gjinore 2022-2027. Por, përveç miratimit të normativës ligjore, nevojitet edhe zbatim i rregullt, si dhe angazhim konkret në lidhje me sensibilizimin thelbësor në të gjitha fushat, nga ato intimet deri te profesionalet. Secili në fushën e vet, duhet të kontribuojmë edhe personalisht edhe profesionalisht për çrrënjosjen e pabarazisë gjinore.

Në vijim është teksti i fjalimit të bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska.

Të nderuar të pranishëm,

Të nderuar të ftuar,

Miq të dashur, 

Jam e nderuar që kam mundësi të mbaj fjalim në këtë konferencë rajonale jashtëzakonisht të rëndësishme. Si pjesë e karvanit për përforcim mental dhe ekonomik të grave ndaj mirëqenies të tërësishme gjinore “E zëshme dhe e guximshme”,  që e organizon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, konferenca në të njëjtin vend ka mbledhur me të vërtetë kreatorë të politikave, ekspertë dhe aktivistë të njohur. Me panele veçanërisht interesante mbi çështjet më të hidhura që e prekin problematikën gjinore jam e bindur se konferenca do të nxitë reflektime, iniciativa, ide, energji dhe motivim për tejkalimin e barrierave gjinore.

Për fat të keq, përveç temave për përfaqësimin e grave në politikë, për pjesëmarrjen e tyre në proceset e vendimmarrjes mbi çështjet kryesore politike dhe shoqërore, mbi pabarazinë të të ardhurat, përkatësisht vlerësimin e pabarabartë të punës midis gjinive, shfaqen ende edhe çështjet për të cilat menduam se janë tejkaluar, siç janë martesat midis të miturve, qasja te mbrojtja shëndetësore, mundësitë e barabarta në arsim, sport etj. Dhe tashmë është e papranueshme të relativizohet me narracione mbi mentalitetin, vlerat tradicionale, mjedisin kulturor, krizën shëndetësore, krizën financiare… Thjeshtë, diskriminimi dhe margjinalizimi i fshehur duhet të çrrënjoset sistematikisht, institucionalisht. Menjëherë, tani.

Kur flasim për Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të përmendim se gjatë vitit 2021, është përgatitur Strategjia e barazisë gjinore 2022-2027, në bazë të së cilës është përgatitur Plani nacional aksionar mbi barazinë gjinore 2022-2027. Por, përveç miratimit të normativës ligjore, nevojitet edhe zbatim i rregullt, si dhe angazhim konkret në lidhje me sensibilizimin thelbësor në të gjitha fushat, nga ato intimet deri te profesionalet. Secili në fushën e vet, duhet të kontribuojmë edhe personalisht edhe profesionalisht për çrrënjosjen e pabarazisë gjinore. Ndryshimet mbi barazinë gjinore burojnë prej të gjithë nesh, si dhe mund të zgjidhen vetëm me sinergji midis përgjegjësisë personale dhe politikave strategjike institucionale. Barazia gjinore është obligim i çdo qytetari për krijimin e një shoqërie në të cilën çdo vajzë mund të konsiderojë se në të ardhmen do t’i ketë të njëjtat mundësi për arsimim, punësim dhe cilësi të jetës si dhe çdo djalosh. Sa më shumë investojmë në barazinë gjinore, aq më shumë do t’u mundësojmë brezave të rinj të trashëgojnë një shoqëri ku stereotipat dhe barrierat e sistemit do të zvogëlohen.

Duhet ta ndërpresim edhe ta transformojmë historinë e supresionit dhe dhunës gjinore që nuk është vetëm fizike, por edhe pasive, e shprehur nëpërmjet anashkalimit sistematik dhe margjinalizmit të pozitës shoqërore të gruas.

Çdo iniciativë që ka për qëllim përparimin e barazisë gjinore është e rëndësishme të mbështetet, sepse të drejtat dhe mundësitë e barabarta janë baza e çdo demokracie dhe shoqërie të balancuar. Kurse çdo shoqëri demokratike duhet t’i marrë parasysh, me patjetër, nevojat e qytetareve dhe qytetarëve të saj në krijimin, miratimin dhe zbatimin e politikave.

Të nderuar,

Do të dëshiroja me këtë rast të theksoj sa e rëndësishme është të insistohet mbi një segment jashtëzakonisht të rëndësishëm, kurse ai segment është përfaqësimi në media i problematikës për të cilën po debatohet në këtë konferencë. Është i domosdoshëm përfaqësimi përkatës i programeve lidhur me çështjet gjinore, si dhe i programeve të cilat përpunojnë tema nga perspektiva gjinore. Kjo lidhet edhe me mediat tradicionale edhe me ato sociale. Në këtë kontekst duhet të përmendet edhe gjuha e urrejtjes e bazuar mbi pabarazinë gjinore që shpërhapet në mënyrë të pakontrolluar nëpër hapësirën e internetit, kurse ka marrë intensitet këto ditët e fundit. Jo më pak i rëndësishëm është edhe trajtimi i problematikës së pabarazisë gjinore edhe në përmbajtjet dhe programet arsimore, përkatësisht përdorimi i materialeve mësimore dhe e librave shkollorë që promovojnë barazi gjinore dhe pranim të të ndryshmëve.

Statistika nuk është aspak në favor të barazisë gjinore. Domethënë, gratë kalojnë tri herë më shumë kohë për aktivitete lidhur me amvisërinë sesa burrat, si dhe kanë më pak kohë të lirë të mbingarkuara me rolet tradicionale gjinore, të cilat janë fuqimisht të pranishme te pothuajse se gjysme e grave, sidomos te përfaqësueset e bashkësive joshumicë. Varësia ekonomike e nxit më shumë diskriminimin e grave. Edhe pse janë të afat për punë ato nuk kërkojnë punë, por kujdesen për familjen dhe shtëpinë. Nga ana statistike gratë bëjnë 72% të punës pa pagesë lidhur me kujdesin mbi shtëpinë, fëmijët, të moshuarit dhe personat që kanë nevojë për mbështetje kurse gratë e punësuara me arsim të lartë fitojnë 22% më pak sesa burrat me arsim të lartë. Pas kësaj statistike të pafavorshme nuk fshihen vetëm numra, por edhe fate njerëzish, persona me emër dhe mbiemër që meritojnë barazi dhe të drejta të barabarta.

Në fund, do të desha edhe njëherë të bëj thirrje, të përfshihemi të gjithë aktivisht në luftën e përditshme një shoqëri për barazi gjinore, nëse duam të jetojmë në një shoqëri të individëve të lirë.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....