Gjorgievska: Me punë të përbashkët të krijojmë shoqëri të çliruar nga paragjykimet

18 Maj 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mori pjesë në diskutimin në panel me rastin e 17 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë, që u organizua nga Delegacioni i BE-së dhe Ambasada amerikane, kurse u mbajt në rezidencën e BE-së në Shkup.

Në fjalimin e saj, Gjorgievska tha se nevojitet të flasim për tema të ndjeshme, që të kemi një pamje reale mbi sfidat e shoqërisë sonë të përbashkët. Ajo theksoi se ne, të gjithë jemi të ndryshëm në baza të ndryshme, por ne të gjithë jetojmë në një shtëpi të përbashkët – të cilën e kemi obligim të gjithë ta ndërtojmë si një shoqëri të hapur dhe demokratike.

“Nevojitet të punojmë të gjithë bashkërish në përparimin e të drejtave të çdo bashkësie, kurse sidomos kur bëhet fjalë për bashkësitë vulnerabile. Barazia në gëzimin e të drejtave themelore, qasjen në drejtësi, mbrojtje shëndetësore dhe sociale, mundësitë e barabarta në arsimim dhe punësim janë të nevojshme, që të mundësojmë që çdo anëtar i bashkësisë sonë, pa dallim të orientimit seksual dhe identitetit gjinor të ketë të ardhme të parashikueshme dhe stabile”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.

Gjorgievska në fjalimin e vet e ceku edhe Konventën e Stambollit e cila jep kornizë të gjerë për zgjidhje më të mira ligjore, ngritje të vetëdijes, kapacitete të përforcuara të institucioneve dhe bashkëpunim më të madh me sektorin qytetar dhe Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi si një mjet të cilin e kemi në dispozicion kur bëhet fjalë për rrezikim të të drejtave të personave në bazë të orientimit seksual.

Bashkëshortja e Presidentit nënvizoi se në ballafaqimin me sfidat është mirë të realizohet bashkëpunim midis institucioneve shtetërore dhe sektorit qytetar, aktivistëve, sepse personat LGBT+ nuk ndihen gjithmonë komfort të flasin haptazi, ose të ankohen ose të paraqesin, nëse mendojnë se u është shkelur ndonjë e drejtë, janë ndier të diskriminuar ose kanë përjetuar dhunë.

Gjorgievska tha se zhvillimi i shoqërisë së hapur dhe demokratike është proces afatgjatë dhe se gjërat nuk ndryshohen brenda natës, por tha se me punë të përbashkët do të arrijmë të krijojmë shoqëri të drejtë të çliruar nga paragjykimet ku bashkëqytetarët e lëndueshëm do të jenë të mbrojtur.

Në këtë eveniment fjalime mbajtën edhe Dejvid Gir, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Kejt Meri Bërns, ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kire Vasilev, kryetar i Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, si dhe aktivistë për të drejtat e personave LGBTI+.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....