Presidenti Pendarovski në kremtimin e festës hebraike Hanuka

15 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë me ftesë nga Bashkësia hebraike në Republikën e Maqedonisë së Veriut mori pjesë në kremtimin e festës hebraike Hanuka.

Në suazat e kremtimit të festës, Presidenti Pendarovski mori pjesë në Shërbimin në sinagogën “Bet Jakov” që e mbajt hazani nga Novi Sadi Vlladisllav Traer dhe e ndezi qiririn e tetë të Hanukës, si akti qendror në kremtimin e festës.

Presidenti Pendarovski ua uroi Festën e Dritës, kryetarit të Bashkësisë hebraike Pepo Levit dhe përfaqësuesve të bashkësisë duke u dëshiruar paqe, gëzim dhe shëndet.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....