Informacion në lidhje me pagimin e rrogës së janarit në Kabinetin e Presidentit

15 Shkurt 2023 | Kumtesat

Në lidhje me pyetjet e mediave dërguar institucionit tonë, ju informojmë se u gjend zgjidhje midis institucioneve President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave për pagim të rrogës së Presidentit dhe të punësuarve në Kabinetin e Presidentit për muajin janar të vitit 2023.

Rroga do të paguhet në ditët e ardhshme, në përputhje me marrëveshjen kolektive dhe rritjen e përcaktuar prej 5% për nëpunësit administrativë në Kabinet.

Zgjidhja e arritur parashikon shpërndarje të brendshme të mjeteve në suazat e buxhetit ekzistues dhe të miratuar për vitin 2023 për Kabinetin.

Me këtë zgjidhje respektohet tërësisht Marrëveshja kolektive, kurse edhe njëherë përsëritim se Presidenti, personat e emëruar dhe këshilltarët e veçantë nuk marrin zmadhim të rrogave.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....