Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Institutit gjerman për biznes dhe menaxhment “Hajdelberg” Shkup

17 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti delegacionin e Institutit gjerman për biznes dhe menaxhment “Hajdelberg” Shkup, përfaqësuesit e udhëheqjes së Institutit në Hajdelberg dhe Frankfurt dhe profesorë nga Universiteti shtetëror dual nga Manhajmi.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u njoh me formimin e “Fakultetit Hajdelberg në Shkup”, si institucion për studime universitare dhe studime të specializuara pasuniversitare në fushën e të dhënave dhe shkencave kompjuterike, bankat, sigurimin dhe kontroling, me të cilin futet sistemi arsimor dual gjerman në Shkup, me ligjërata sipas shembullit të Universitetit shtetëror dual nga Manhajmi,

Përfaqësuesit gjermanë e informuan Presidentin mbi proceset e evaluimit në drejtim të marrjes së akreditimit gjerman të Fakultetit, si dhe mbi mundësitë për themelim të kampusit gjerman në Shkup, me qëllim shpërhapje të arsimit universitar dual në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti bashkëpunimin e suksesshëm midis Institutit Hajdelberg Shkup dhe Universitetit shtetëror dual nga Manhajmi dhe shprehu pritjen se ai do të kontribuojë në përparimin e sistemit arsimor maqedonas.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski tha se shkëmbimi i përvojave dhe dhënia e njohurive dhe praktikave nga universitetet më të mira gjermane, është mundësi e përkryer përsosje profesionale dhe specializim praktik të studentëve maqedonas, duke shtuar se vendosja e koncepteve bashkëkohore të arsimit dual është e rëndësishme për krijimin e kuadrove të kualifikuar që gjatë procesit arsimor do të reflektohet pozitivisht mbi ekonominë e përgjithshme maqedonase.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....