Intervistë për Radion Europa e Lirë

25 Maj 2025 | Intervistat, Kumtesat

Të nderuar, mirëdita. Mysafire në intervistën javore është Presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Në fakt, ne kemi ardhur te ju, ne jemi mysafirë.

– Mirë se vini.

Le të fillojmë menjëherë. Kompetencat e presidentit janë në kuadër të politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes. Dy gjëra janë aktuale këto ditë. E para është ngecja në integrimin europian dhe e dyta është marrëveshja strategjike me Britaninë e Madhe në vlerë prej 6 miliardë eurove si kredi investimi. A jemi më afër apo më larg fillimit të bisedimeve me Bashkimin Europian një vit më parë, kur ju u bëtë presidente dhe VMRO-DPMNE erdhi në pushtet? Duke pasur parasysh që qeveria e re bullgare ka njoftuar se nuk është vetëm përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, kjo është kusht për fillim, por ka edhe kushte të tjera që duhen të përmbushen në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

– Nuk mund t’ju përgjigjem saktësisht me një fjali. Pse? Sepse nëse them se jemi më larg ose më afër, kjo nuk është përgjigjja e duhur, sepse ndonjëherë distanca ose afërsia është shumë relative. Pse nuk do të thotë që edhe nëse ne i fillojmë negociatat, kjo do të thotë vërtet një hap përpara? Njëkohësisht, mund të vijë një kërkesë e re, ose siç ka ndodhur deri më tani, mund të pasojnë procese që do ta bëjnë të pamundur që ne të biem dakord për grupet dhe kapitujt. Çfarë mendoj për këtë periudhë? Së pari, vërej ndryshime.

Ndoshta kjo është përgjigje logjike për mua si presidente, por po vërej ndryshime. Në fakt, rasti ynë ose precedenti ynë ka çuar në rimendim të proceseve të integrimit europian në përgjithësi, sepse të gjithë e dinë se ky precedent do të krijojë precedentë të rinj. Gjegjësisht, po, unë shpesh them se mund ta ndryshoni Kushtetutën, por nuk mund të premtoj se së shpejti do të ketë ndryshime kushtetuese, sepse unë jam propozuese e autorizuar e ndryshimeve kushtetuese, por deputetët votojnë sipas bindjeve të tyre, për shkak se ata i përfaqësojnë qytetarët, jo mua dhe autoritetet e tjera.

Pyetja që më bëhet më shpesh është “A do të ketë ndryshime kushtetuese?” Dhe përgjigjja ime e shkurtër është “Nuk mund të garantoj sepse nuk jam monark absolut”. Sipas mendimit tim, kërkesa për ndryshime kushtetuese nga jashtë është në kundërshtim me vlerat dhe parimet themelore të Bashkimit Europian, të përfshira në Traktatin e BE-së, në Traktatin e Lisbonës, dhe në Kartën e të Drejtave Themelore, sepse atje ekziston një detyrim, ose një premtim, se BE-ja do t’i respektojë strukturat kushtetuese dhe politike të shteteve, ose se BE-ja do ta respektojë identitetin, dinjitetin dhe integritetin kombëtar dhe kulturor.

Megjithatë, në teori kjo është kështu, por në praktikë shohim se për fat të keq nuk zbatohet, dhe kishte një precedent, siç keni thënë edhe ju, në vendet e tjera që po negocionin – Sllovenia dhe Kroacia, e dini, për kufirin, për detin…

– Kjo është krejtësisht ndryshe dhe një problem i vërtetë. Por, deri më tani nuk ka pasur çështje të tilla në lidhje me çështjet e identitetit.

Doja t’ju pyesja, keni përmendur, shprehja juaj është kjo “diplomaci kreative”, për kapërcimin e këtij ngërçi. Nga kumtesa e Kabinetit tuaj pas takimit me Beate Mein-Reisinger …, Ministre e Çështjeve Europiane të Republikës së Austrisë, javën e kaluar kuptuam se bisedimet për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje ajo ka dëshiruar që të zhvilloheshin në Vjenë. A po ndodh diçka në këtë drejtim dhe a ka hapësirë ​​për manovrim këtu për Qeverinë.

– Shikoni, pyetja juaj e parë është përgjigjja që pritet nga unë, ndërlidhet edhe me të dytën, diplomacinë kreative po, e kuptojmë se korniza negociuese është miratuar, e kuptojmë se është e vështirë të ndryshohet korniza negociuese, edhe pse rasti i Serbisë ka treguar të kundërtën. Prandaj, unë them se, sapo të nxjerrim në pah problemet që lidhen me negociatat tona, atëherë edhe BE duhet të investojë energji, për të mundësuar në mënyrë kreative përparimin tonë dhe mendoj se kjo që keni përmendur është në këtë drejtim.

A ka ndonjë gjë të re këtu?

– Pra, ja propozimet e mia. Them më shpesh. Ju mundeni, Parlamenti Europian mundet të miratojë ndonjë akt, lidhur me situatën midis nesh dhe Bullgarisë. Këshilli gjithashtu mund të japë disa udhëzime. Gjithashtu mundet, nuk e di, në një plan veprimi, në një lloj propozimesh për Komisionin, për komisionin historik, bullgaro-maqedon, mund të tregohet se ata mund të jenë të lirë, por se duhet të jenë të kujdesshëm, edhe pse ju thoni se është një teori, nuk është një teori. Këto janë akte kushtetuese të Bashkimit Europian. Akte kushtetuese, akte kushtetuese të Bashkimit Europian. Dhe ata gjithashtu duhet t’i respektojnë ato, jo vetëm në lidhje me anëtarët, por edhe në lidhje me të gjithë të tjerët. Pra, këto bisedime tonat, t’u bëhen të qarta atyre, ose të miratohen, për aq sa di unë, nënshkruam dy protokolle, ja ndoshta një tjetër, se nuk do të përdoren, se ato nuk do të paraqesin bazë për veto. Por se do të bisedohet, ngjashëm si diskutimet midis francezëve dhe gjermanëve, polakëve dhe gjermanëve, për të parë se si, përmes interpretimit të zgjidhjeve, mund të arrijmë një marrëveshje përfundimtare. Pse e them këtë? Ta potencoj, se në Traktatin e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, nuk ka asnjë nen të vetëm, asnjë fjalë të vetme për ndryshimet kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese u lindën, pra, nga protokolli i parë dhe i dytë.

Nuk mu përgjigjet, a ka ndonjë iniciativë, për një takim tani, a është në Vjenë apo ….

– Po. Shihni, ndërkohë, e dëgjuat, ministrja deklaroi se Austria ka qenë gjithmonë në mbështetje të rajonit, Austria beson se në këtë moment, gjëja më e rëndësishme për BE-në është ta zbatojë politikën e zgjerimit, se ka mirëkuptim edhe për aspiratat e Ukrainës dhe Moldavisë, por se ka një mirëkuptim më të madh për Ballkanin Perëndimor, dhe pastaj ajo deklaroi se ja ku po ju prezantoj, se Austria është gati të bisedojmë për të gjetur një zgjidhje krijuese…

A e keni kontaktuar Sofjen? Apo ndoshta Austria e ka kontaktuar atë?

– Unë nuk mundem, nuk e di, sigurisht meqenëse ministrja propozon, ose e ka bërë atë, ose do ta bëjë. Komenti i Presidentit të Këshillit, i Këshillit Europian, ishte në të njëjtën linjë, sepse ai tha gjithashtu se, në fillim, e vlerësoi propozimin tonë si një zgjidhje të mirë për efektin e vonuar të ndryshimeve kushtetuese, por tha se nuk gjeti propozimin e mirëkuptimit në fqinjësi, por përmendi gjithashtu se është gati, shpreh gatishmërinë për bisedime midis nesh të treve, midis Presidentit të Bullgarisë, atij dhe meje. Dhe kjo është gjë kreative.

Detajet e marrëveshjes për partneritet strategjik me Britaninë e Madhe janë përgjithësisht të panjohura në këtë moment. Cili është vlerësimi juaj politik?

– Së pari, duhet të them se kompetenca në lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare ndahet. I pari në lidhjen e marrëveshjeve është Presidenti. Megjithatë, Kushtetuta gjithashtu thotë se marrëveshjet ndërkombëtare lidhen nga Presidenti dhe Qeveria kur kjo përcaktohet me ligj. Kjo përcaktohet me ligj, në fushën e ekonomisë, mbrojtjes sociale, arsimit. Kompetenca e Ministrisë është pothuajse baza për kompetenca të tilla. Pra, është e pazakontë që një president të japë vlerësim politik të një marrëveshjeje strategjike që lidhet në fusha të tilla si infrastruktura, ndërtimi i spitaleve, ndërtimi i konvikteve studentore, nga sa kam parë. Po. Jam e informuar për fushat, por marrëveshje të tilla strategjike, siç e dini, duke ndjekur shembullin e marrëveshjes strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjithashtu marrëveshjes strategjike me Turqinë, janë në sferën e kompetencave që lidhen me Qeverinë.

Në rregull, por si Presidente …

– Në rregull, unë mbështes zgjidhje që do të mundësojnë zhvillimin dhe prosperitetin, sepse sfida më e madhe sot është se, duke pasur parasysh faktin famëkeq, partnerët tanë tradicionalë, ose partnerët më të mëdhenj, ata nga Bashkimi Europian, përballen me sfida ekonomike të mëdha.

Tani përmendët Bashkimin Europian. A është kjo marrëveshje një lloj alternative të Bashkimit Europian?

Jo, jo. Bëhet fjalë për, përndryshe ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe ministri i Mjedisit Jetësor nuk do të ishin aty. Jo. Nuk jam fatalist dhe rrallë përdor shprehjen “nuk kemi alternativë”, jo. Por, pohoj se ashtu siç jemi pjesë e Europës, gjeografikisht, kulturorisht dhe historikisht, jemi edhe politikisht pjesë e Bashkimit Europian dhe duhet të përmend, madje edhe përfaqësuesit britanikë kur vijnë këtu, herën e fundit… përfaqësuesja për Ballkanin Perëndimor, gjithashtu udhëheq dialogun brenda kornizës së eurointegrimit tonë të filluar, të papërfunduar. Pra, nuk kemi alternativë në këtë drejtim. Por, të gjithë në botë sot po kërkojnë burime të fondeve për zhvillim, për kapërcim, pra në këtë kuptim dhe ne, veçanërisht supozoj se e dini një fakt interesant, ndoshta pjesën më të madhe të investimeve në Ballkanin Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar e ka në vendin tonë.

Si e vlerësoni, keni konsultime të rregullta me kryeministrin Hristijan Mickoski, si e vlerësoni punën e Qeverisë gjatë vitit të kaluar?

– Përsëri, e dini, Qeveria e merr legjitimitetin e saj nga Parlamenti. Dhe i jep llogari Parlamentit. Dhe Parlamenti ka të drejtë, dhe ka detyrim, në fakt për hir të qytetarëve, ta vlerësojë punën e Qeverisë. Mund të them për dy krerët e pushtetit ekzekutiv, sepse kjo është kompetencë e ndarë, ju i keni renditur kompetencat, pikërisht në ato sfera, në politikën e jashtme, edhe në siguri etj..

Ja në atë plan.

– Le të konsultohemi. Unë kërkoj informacione, por kërkojnë edhe nga unë ndonjëherë, konsultohemi për çështje të caktuara, por secili i përmbahet kompetencës së vet dhe e përmbush kompetencën e vet në mënyrën e vet. Konsultimet janë një gjë e rregullt. Mendoj se në fushat e kompetencës së përbashkët jemi dakordësuar. Për shembull, kush do të shkojë kur, ku do të shkojë, sepse edhe në politikën ndërkombëtare është e njëjta gjë, ndonjëherë kryeministri, ndonjëherë presidentja e shtetit, por unë nuk ndërhyj në punët e tyre të brendshme, as nuk lejoj ndërhyrje në të miat. Por, ne bisedojmë.

T’ju pyes, sa ligjeve u keni vënë veton deri më tani, sepse keni të drejtën që ta bëni këtë?

– Për momentin, për një ligj, për një vit, që nuk ka ndodhur më parë. Po, sepse ka pasur disa zgjidhje për të cilat kam pasur vërejtje. Sigurisht, pyetja juaj është e shkëlqyer, unë gjithmonë i marr ligjet ndër të parat, për të parë nëse mund të ketë zgjidhje që i konsideroj të gabuara dhe që mund paraqesin bazë për ta vënë veton nesër. Në disa prej tyre, ata ndërhynë, për disa më shpjeguan pse ishte kështu, dhe nuk ka zgjidhje tjetër, për shembull në sektorin e ndërtimtarisë, nëse imagjinoni në itinerar kanë harruar më parë se duhet të ketë një spital, dhe ka, ose një pikë karburanti ose diçka të tillë, duhet të gjeni një zgjidhje. Si do ta gjeni? Në atë rast, duhet të krijohet një bazë që ministri të ndërhyjë në itinerar, etj. Gabova, jo spital, nuk përfshihet një pikë karburanti. Për zgjidhje të tilla. Por, unë deklaroj me përgjegjësi se nëse ka zgjidhje që nuk mund t’i mbështes, sepse është fati im i mirë ose i keq që jam edhe profesor i së drejtës kushtetuese, por kam edhe këshilltarë të cilëve ua paraqes paraprakisht. Do ta përdor veton.

A keni pasur takime me liderë të tjerë politikë në vend, përveç liderit të Socialdemokratëve, Venko Filipçe?

– Takimet me liderët e tjerë politikë, me të gjithë ata, ishin protokollare. Kur u takuam në ngjarje ku ishin të pranishëm edhe ata. Megjithatë, për momentin, vetëm kryetari i Partisë Socialdemokrate. Megjithatë, më lejoni të përmend në cilësinë time si deputete. Në cilësinë time si deputete. Duhet t’i japim fund një praktike të çuditshme, që partitë të zëvendësojnë organet shtetërore. Shikoni, nëse kryetari i partisë është deputet, atëherë ai duhet të veprojë në atë mënyrë. Partiokracia do të thotë që vija ndarëse midis organeve shtetërore dhe partive është shumë e hollë, atëherë këto janë takime që nuk janë të hapura, jo para publikut, nuk ka informacione. Ata na vënë re, kjo është një gjë e rrezikshme. Sepse partiokracia nuk është demokraci. Dhe partitë nuk duhet t’i zëvendësojnë Parlamentin, Qeverinë dhe presidentin e shtetit. Por, joformalisht, jam e gatshme të flas me të gjithë. Dialogu me kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate është në drejtimin kur flasim për integrimet europiane, për politikën e jashtme, dhe është shumë e rëndësishme për ne t’i mësojmë mësimet nga fqinjët tanë, të cilët gjithmonë i referohen deklaratave, memorandumeve. Ne nuk e bëjmë këtë. Ne do ta forcojmë pozicionin tonë jashtë vendit, nëse flasim jashtë vendit me një zë. Dhe ky është interesi kombëtar.

Në këtë drejtim, cilat janë marrëdhëniet me BDI-në, me Bashkimin Demokratik për Integrim.

– Prapë një parti. Po, deputetët. Po, unë kam njohur si deputete shumë deputetë nga Bashkimi Demokratik, madje kam qenë edhe miq me ta, nëse keni parasysh kontakte të tilla si me zotin Filipce, jo. Nuk kam pasur. E dini qëndrimin në fushatën ndaj BDI-së. Jam e gatshme për çdo bisedim.

Nga kjo parti ju kanë vërejtur, gjëja e fundit, se ju jeni pozicionuar në anën e Qeverisë, duke neglizhuar mekanizmat për mbrojtje nga majorizimi etnik.

– Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë. Nuk mund t’i neglizhoj mekanizmat e përfaqësimit etnik, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është një kategori kushtetuese, deklaratat e mia janë lidhur gjithmonë me Kushtetutën dhe ligjin, sigurisht mesazhet ishin se, duhet ta lëmë Gjykatën Kushtetuese të vendosë vetë, unë besoj në përbërjen e kësaj Gjykate Kushtetuese. Por, gjithashtu mendoj se nëse në integrimet europiane, do të jetë e rëndësishme, jo vetëm që të jemi të harmonizuar… por do të vlerësohemi nëse i zbatojmë zgjidhjet ligjore në praktikë, dhe kjo do të kontrollohet kryesisht nga Komisioni i Venedikut dhe GRECO, atëherë duhet të marrim parasysh edhe mendimet e tyre. Pra, në Kabinetin tim mbi çfarë mund të ndikoj? Mbi përbërjen e organeve të ndryshme. Unë deklaroj hapur se në krijimin e organeve këtu, siç është Komisioni për dekorime dhe mirënjohje, Komisioni për Falje, Këshilli i Rinisë, gjithmonë i kushtoj vëmendje, jo vetëm përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, por edhe më shumë se kaq. Ka një arsye. Sepse kriteri i parë për mua është ekspertiza dhe kompetenca.

Dhe në fund, më lejoni t’ju pyes, a keni arritur që të bëheni presidente e të gjithë qytetarëve, siç premtuat në fillim të mandatit tuaj?

– Ky në fakt është funksioni më i rëndësishëm. Edhe pse ne gjithmonë themi – politika ndërkombëtare. Legjitimiteti im, e përsëris shumë herë, buron nga qytetarët, sepse u zgjodha në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe dispozita kushtetuese se unë i përfaqësoj qytetarët në vend dhe jashtë vendit është më e rëndësishmja. Supozoj se ju ndiqni aktivitetet e mia të përditshme. Ato aktivitete nuk zhvillohen në zyrë, por synojnë takime të vazhdueshme me kategori të ndryshme të qytetarëve dhe kryesisht kategoritë më të cenueshme. Në këtë drejtim, mendoj se mund ta kontrolloni lehtësisht këtë, ja ka anketa të opinionit publik, unë mendoj se e gëzoj besimin e qytetarëve, jo vetëm nga bashkësitë e ndryshme etnike, por edhe nga qytetarët me statuse të ndryshme, gjini të ndryshme, mosha të ndryshme. Mundohem. Por them, vetëvlerësimi nuk është vlerësimi i duhur, ka mënyra për ta kontrolluar këtë.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska-Davkova në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Siljanovska-Davkova në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nga sot gjendet në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit, ku nesër, të mërkurën, më 28 maj, do të takohet me Presidentin Kasim Zhomart Tokajev dhe do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar Astana 2025. Të enjten, më 29 maj,...